“Cili gol i ngjan atij tëndit në Tokio?” Spalletti e pyet direkt në TV, Del Piero e ngrin me përgjigjen

Pas përfundimit të ndeshjes së Europa League të fituar kundër Omonias, Spalletti kthehet nga Del Piero në studio, me tendencën për të bërë lojëra mendjeje me lojtarët e tij. Cambiaso dhe Boga kanë shënuar nga një gol me goditje të harkuar. Të bukur, për t’u rishikuar. Dhe trajneri i Juventusit dëshiron ta ngacmojë: “Alex, cili gol i ngjan atij tëndit në Tokio?”. Kjo, në fakt, nuk është një pyetje, por mënyra e teknikut për të drejtuar skuadrën. Spalletti donte ti vendoste lojtarët e tij pranë një figure të shenjtë të futbollit, për t’i bërë të ndihen të mëdhenj. Dhe për t’u treguar se sa larg janë ende nga një mrekulli si ajo e Pinturicchios më 26 nëntor 1996 kundër River Plate, në Kupën Ndërkontinentale. Një gol që vendosi finalen dhe e futi Alex Del Piero në historinë e Juventusit.

Alex nuk bie në kurth. Ai përgjigjet shkurt: “Asnjëri”. Një moment heshtjeje në studion e Sky, më pas Spalletti e pranon përgjigjen dhe përpiqet ta zbusë situatën. “Po, asnjëri… sepse i yti ishte nga brenda zonës së vogël”. Del Piero këmbëngul në qëndrimin e tij dhe merr momentin e vet. “Me goditjen e harkuar jam më i lidhur emocionalisht. Ato më kanë bërë vërtet të lumtur, më kanë nderuar. E marr këtë meritë”. Ai merr meritën pa ua hequr atë të tjerëve. Kjo është ajo që ka bërë për njëzet vjet te Juventusi: të qëndrojë mbi të tjerët pa shtypur askënd. Ai i referohet Cambiasos dhe Bogas. Dy gola të bukur, me goditje të harkuar. Por jo si ai. Dhe rikthehemi te ndeshja, me trajnerin bardhezi që e zhvendos vëmendjen te një tjetër prej golave të mbrëmjes: “Cili gol më pëlqeu më shumë? Goli i dytë më bëri krenar për atë që bëri Gatti, presingun përpara”.

Tridhjetë vjet më parë, ishte pikërisht Alex ai që u dhuroi bardhezinjve Kupën e dytë Ndërkontinentale (e para erdhi në vitin 1985, kundër Argentinos Junior). Por goli i Tokios nuk ishte thjesht një goditje e harkuar. Ishte nata që e çoi Del Pieron në një dimension të ri. Një gol që, edhe pas kaq shumë kohësh, të gjithë ende e kujtojnë përmendësh. Spalletti e di këtë: ajo e tij ishte një provokim, jo një krahasim i vërtetë. Ai donte ta kthente sërish në atë natë. Donte ta bënte të fliste për veten pa ia kërkuar drejtpërdrejt. Dhe ia doli. Sepse Del Piero, në fund, e mori meritën që i takonte. Dhe i vendosi gjërat në vendin e tyre. Golat e së enjtes në mbrëmje janë të bukur, por ai i Tokios nuk mund të krahasohet me ta. Jo për nga ana teknike, por për nga pesha që kishte.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top