Cilët liderë botërorë do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut?

Presidenti i SHBA, Donald Trump ishte ndër liderët e parë që njoftoi se do të merrnin pjesë në funeralin e Papa Françeskut. I pranishëm do të jetë edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Ne do të jemi në funeralin e Papës, siç duhet të jemi,” tha presidenti francez nga ishulli Reunion, të cilin ai po viziton.

Konfirmimin e prezencës e ka njoftuar edhe lideri ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Në të njëjtën kohë, ka shumë të ngjarë që Princi ëilliam të marrë pjesë gjithashtu për të përfaqësuar familjen mbretërore, sipas Ian Pelham Turner.

“Presidenca po pret datën e funeralit të Papës dhe po përgatit vizitën e Presidentit në Romë për t’i dhënë lamtumirën Papës”, tha qeveria ukrainase për agjencinë franceze.

“Melania dhe unë do të marrim pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë”, tha presidenti amerikan në një postim në platformën “Truth Social”.

Kardinalët në Vatikan kanë konfirmuar se varrimi i Papa Françeskut do të zhvillohet ditën e shtunë më 27 prill. Kjo do të shënojë gjithashtu edhe ditën e parë të nëntë ditëve të zisë.

Ndërkohë Vatikani ka njoftuar gjithashtu se arkivoli me trupin e Papa Françeskut do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën në mëngjes në orën 09:00 me orën lokale. Arkivoli i Papës do të jetë aty deri në varrim, në mënyrë që publiku të bëjë nderimet e tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top