Cilat shenja japin puthjet më të mira

Shkencëtarët thonë se praktika e puthjes filloi 3500 vjet më parë në Azinë Juglindore, por provat e fundit sugjerojnë se puthja filloi edhe më herë.

Dr. Sophie Lund Rasmussen, nga Universiteti i Oksfordit, argumenton se puthja është një sjellje themelore njerëzore. Shkrimtari francez Leo Guy de Maupassant thotë për origjinën e saj: “Vetë puthja është e pavdekshme. Udhëton nga buza në buzë, nga shekulli në shekull, nga epoka në epokë. Burrat dhe gratë i mbledhin këto puthje, ua ofrojnë të tjerëve dhe më pas vdesin me radhë”.

Por, cila shenjë e zodiakut jep puthjen më të mirë sipas astrologjisë?

Të gjitha shenjat kanë pikat e tyre të forta kur bëhet fjalë për puthjen. Peshqit, shenja e fundit e ciklit, jep puthjen më klasike, ku dy persona bashkojnë buzët.

Nëse i marrim shenjat që në fillim, Dashi është i shtyrë nga pasioni dhe vrullja e tij.

I palëkundur, Demi ka forcë dhe durim, merr kohën e tij dhe lëviz kur e sheh të arsyeshme. Një puthje është e vetmja gjë që e qetëson një Binjak, ndërsa Gaforret puthin më rastësisht, diçka si një përqafim i ngrohtë. Me duart në flokë, Luanët puthen si në filma.

Virgjëresha, e cila nuk i pëlqen të afrohet shumë me të tjerët, është e rezervuar dhe mund të bëhet shumë e turpshme. Çdo puthje e Peshores sjell në jetë puthjet e përrallave. Peshorja ka lindur për situata romantike, romanca thjesht vërshon nga brenda. Akrepat japin puthje ajrore ndërsa Shigjetarët tregojnë dashurinë e tyre pa dashur angazhime. Bricjapët duan të sigurohen që të jeni mjaft të shëndetshëm për t’u puthur. Në fund, Ujorët kanë mënyrën e tyre të të shprehurit.

Peshqit japin puthjen më të mirë

Puthja e tyre është puthja e transcendencës së vërtetë. Peshqit janë me imagjinatë dhe ndoshta e kanë praktikuar teknikën e tyre të puthjes.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top