Chris Hemsworth: Arsyeja e vërtetë pse do bëj një pauzë nga aktrimi

Planet e Chris Hemsworth për t’u tërhequr nga aktrimi u frymëzuan nga dëshira për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e tij dhe jo nga një test gjenetik që tregoi se ai ka një shans të lartë për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.

“Dua të largohem nga aktrimi sepse kam 10 vjet që punoj dhe kam tre fëmijë me të cilët dua të kaloj më shumë kohë”, tha aktori në një intervistë për EW. Hemsworth i tha më parë Vanity Fair se donte të tërhiqej nga xhirimi i filmave pasi pa rezultatet e një testi gjenetik që bëri për serialin Disney+ Limitless. Ndërsa filmonte një episod rreth vdeekjes, ai mësoi se rreziku i tij për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit ishte tetë deri në 10 herë më i lartë se shumica.

“Duke bërë atë shfaqje, çdo episod rezononte në një mënyrë të tillë që më bëri të kuptoja se si po fluturon jeta. Informacionet më lejuan të bëja të gjitha ndryshimet…qoftë ajo ushqimi, stërvitja ime, aftësia ime mendore. E gjithë çështja për mua ishte të jepja njohuri dhe informacione se si të jetojnë një jetë më të mirë, më të gjatë dhe më të shëndetshme.”

Hemsworth ndihet tashmë “më i shëndetshëm” se kurrë, por ende planifikon të jetë më selektiv kur vjen puna për të zgjedhur grupin e tij të ardhshëm të filmave. “Dua të jem më i kujdesshëm për zgjedhjet që bëj, gjërat në të cilat zhytem ose jam i përfshirë. Dua të kem më shumë vlerë dhe të punoj me njerëz të mëdhenj,” shpjegoi ai.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top