Chivu shpërthen në konferencë: “Në gjysmëfinale dhe kritikoni? Unë s’kuptoj më asgjë”

Cristian Chivu siguron gjysmëfinalen e Kupës së Italisë me Interin, duke fituar me vuajtje 2-1 ndaj Torinos në fushë neutrale në Monza. Një ndeshje që shpërbleu cilësinë e skuadrës pavarësisht rotacionit masiv, me shumë rezerva në fushë dhe titullarët në pushim. Një provë që tregon thellësinë e organikës, edhe pse trajneri zikaltër shfaqi një keqardhje të fshehtë për merkaton e mbyllur pa përforcime: “Fatkeqësisht merkato është gjithmonë e mallkuar dhe nuk ndodhi asgjë”. Më pas shpërthimi për derbin me Milanin: “Jemi në gjysmëfinale dhe bëhen polemika? Atëherë unë nuk kuptoj më asgjë nga futbolli…”.

“Vërtet kritikoni kualifikimin?”

Një fitore që mban Interin në garë në tre fronte. Chivu thekson se skuadra u riorganizua “për të menaxhuar janarin dhe shkurtin”. Në konferencë shpërthen kur i përmendet fakti që gjysmëfinalja bie pranë derbit: “Më falni, e kuptova mirë? Arrijmë në gjysmëfinale dhe ka kritika? Unë nuk kuptoj më asgjë nga futbolli… Do ta luajmë gjysmëfinalen, pastaj derbin dhe të gjitha ndeshjet. Mund të fitojmë, mund të humbim, por do të vazhdojmë me bindje dhe duke menaxhuar energjitë”.

Keqardhja për merkaton: “Shoqëria u përpoq deri në fund”

“Një trajner dhe një skuadër mund të përmirësohen gjithmonë. Flitet për atë që na duhet, por jo gjithmonë realizohet. Klubi u përpoq deri në fund për atë që kërkova. Fatkeqësisht merkato është e mallkuar”.

Forca e të rinjve: “Të gjithë mund të jenë të dobishëm”

Chivu vlerësoi edhe kontributin e lojtarëve të rinj nga Under23: “Ragazzinët mund të na ndihmojnë. Duhet të bëj komplimente për punën me Under23. Zgjedhjet u bënë sipas energjisë. Të gjithë mund të jenë të dobishëm në këtë sezon të gjatë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top