Nëse Alessandro Bastoni bëri mea culpa për atë që ndodhi gjatë Inter-Juventus, kur simulimi i tij i qartë çoi në përjashtimin e Kalulu, Cristian Chivu – i ulur pranë tij në konferencën për shtyp para playoff-it të Champions kundër Bodo Glimt – zgjodhi të sulmojë, pa bërë asnjë hap pas, pasi ishte kritikuar për fjalët e thëna menjëherë pas ndeshjes së së shtunës.
Ç’tha Spalletti për Chivu: “Fjalë të papranueshme për Kalulu”
Chivu kishte thënë se Bastoni nuk kishte simuluar dhe se Kalulu e kishte prekur (“Për mua është një prekje e lehtë, por është prekje, duhet thënë dhe pranuar. Një lojtar me eksperiencë si Kalulu në disa rrethana duhet t’i mbajë duart në shtëpi”), fjalë ndaj të cilave Luciano Spalletti reagoi ashpër: “Ajo që më vjen keq është që një djalë i mirë si Pierre, pasi pësoi dy padrejtësi kaq kolosale, duhet të quhet budalla nga Chivu, sepse i thotë si duhet të sillet. Kjo është e vështirë të pranohet”.
Replika e Chivu: “Nuk më intereson kush flet për frustrim e nuk di të menaxhojë”
Kur sot iu kërkua llogari teknikut Chivu për këto deklarata, tekniku rumun tha: “Unë nuk i përgjigjem asaj që thonë të tjerët, them timen. Jam këtu për të thënë atë që shoh dhe mendoj. Nuk më intereson ajo që thuhet në vende ku ndoshta ka pak frustrim dhe nuk janë në gjendje ta menaxhojnë. Duhet pranuar se kritikat janë pjesë e lojës dhe se skuadra që është në krye është gjithmonë më e urryera dhe më e kritikuara”.
Chivu kujton golin me dorë të Maradonës: “Askush nuk e kritikoi”
Chivu rikthehet te goli me dorë i Maradonës: “Futbolli është kështu prej 50, prej 100 vitesh. Ka episode pro ose kundër dhe duhet ndalur së ankuari, duhet ndalur së bëri moralistin, kur këto gjëra ndodhin gjithmonë. Që nga koha e Maradonës, që bën gol me dorë dhe askush nuk e kritikoi”.
An unforgettable goal 🧐
Diego Maradona’s ‘Hand of God’ goal against England will forever go down in #FIFAWorldCup history 🇦🇷
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 11, 2022
Një goditje edhe për Napolin: “Edhe ne kemi pësuar një padrejtësi në Napoli – dhe e them për herë të parë – dhe askush nuk u ofendua”.