Chivu befasohet nga incidenti në konferencë: “Po ç’dreqin është kjo? Më dolën lot”

Inter shpreson të mos ketë pengesa në fushë në ndeshjen e dytë të kësaj Champions, e parashikuar nesër kundër Slavia Pragës. San Siro po përgatitet për ndeshjen e parë europiane të këtij sezoni ku nuk priten ndërprerje, siç ndodhi në rastin e Cristian Chivu gjatë konferencës klasike për shtyp në prag të ndeshjes: biseda me gazetarët u ndërpre papritur nga një zhurmë shumë e fortë që e trembi trajnerin, duke e bërë të shqiptonte disa thirrje jo fort elegante para se të shpërthente në të qeshura.

Çfarë ndodhi gjatë konferencës së Chivu
Si çdo prag ndeshjeje, trajneri ishte i pranishëm në sallën e shtypit për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Riti u përsërit edhe para Inter–Slavia Pragë, ndeshja e parë në Europë për zikaltërit në San Siro pas suksesit në debutim në Amsterdam kundër Ajax. Në një moment, Chivu hoqi me shpejtësi kufjet nga koka dhe i vendosi menjëherë në tokë, duke lëshuar një “Ik q*u” të fortë. Ai po përpiqej të manovronte një pajisje elektronike për të dëgjuar me vëmendje përkthimin e pyetjes së bërë në çekisht nga një gazetar, kur shtypi gabimisht butonin e gabuar.

Në kufjet e tij nisi një fishkëllimë shurdhuese që e trembi dhe e bëri t’i hiqte me nervozizëm. “Ik q*u”, “Mizerje e ndyrë” – tha ai ndërsa prekte veshin e lënduar nga tingulli shumë i fortë. Në sallën e shtypit të gjithë shpërthyen në të qeshura për të papriturën, dhe edhe ai vetë, që më pas u përpoq ta zbusë situatën me një shaka: “Po çfarë është kjo, po lotoj”. Pastaj i kërkoi falje gazetarit që i kishte bërë pyetjen, padyshim i hutuar nga episod i ndodhur para syve të tij, që menjëherë u bë viral në internet mes tifozëve të Inter.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top