Chiesa lamtumirë Juventus, akord verbal me Greenwood: publikohet ekskluzivisht lista e merkatos e Thiago Motta

Në editorialin e Corriere dello Sport, bëhet publike lista e transferimeve të teknikut të ri të Juventus Thiago Motta. Ish-trajneri i Bolonjës nuk ka nënshkruar ende me bardhezinjtë, por sipas gazetës romane, firma do të arrijë javën e ardhshme. Thiago Motta, nga ana e tij, ka piketuar tashmë merkaton: Di Gregorio ishte kërkesa e tij specifike. E pamundur, ndërkohë, ardhja e të preferuarit të tij Zirkzee (shumë afër Milan) për shkak të komisioneve të larta (rreth 15 milionë euro) të kërkuara nga menaxheri.

PROBLEMET ME SARTORIN TE BOLOGNA
Thiago Motta është i njohur për qasjen e tij të drejtpërdrejtë dhe nevojën për të pasur kontroll të plotë të ekipit. Shembja e raportve me drejtorin sportiv të Bolonjës, Giovanni Sartori, është një shembull i karakterit të tij të fortë. Motta kishte kërkuar Kelvin Amian dhe sulmuesin Talles Magno në janar. Blerjet dështuan, duke çuar në ndarjen me klubin emilian. Tani, te Juventus, ai është gati të imponojë vizionin e tij të pakompromis.

KËRKESAT E THIAGO MOTTA PËR JUVENTUS
Koopmeiners dhe Calafiori janë prioritete për Thiago Motta. Holandezi konsiderohet si një përforcim thelbësor tekniko-taktik, edhe pse kostoja e tij është e lartë. Verën e kaluar Atalanta refuzoi një ofertë prej 50 milionësh nga Napoli. Është më e lehtë të arrihet te Calafiori, i vlerësuar me 40 milionë nga Bologna. Ai mund të blihet për 30 milionë, duke përfituar nga dëshira e lojtarit për t’u bashkuar me Juventus.

Playmakeri brazilian Douglas Luiz i Aston Villa është një tjetër objektiv kryesor. Falë ndërmjetësimit të Frank Trimboli nga Base Soccer, Giuntoli po përpiqet të përfshijë McKennie në negociata, për të ulur koston e çmimit që është rreth 30 milionë euro.

GREENWOOD OBJEKTIVI PËR SULMIN
Thiago Motta ka identifikuar Mason Greenwood të Manchester United (i huazuar te Getafe sezonin e kaluar) si një përforcim të mundshëm ofensiv. Për arsye të Fair Play Financiar, Manchester United duhet ta shesë atë deri më 30 qershor. Në vend të kësaj, objektivi tjetër Savinho, i Manchester City, duket i destinuar për Bundesligën.

Tekniku ka vendosur në listën e transferimeve dy lojtarë të mëdhenj të bardhezinjve…

TË SHITSHËM
Me një pagë të lartë (7 milionë euro neto në sezon) dhe një kontratë që skadon (në qershor 2025), Szczesny është i destinuar të largohet nga Juventus. Klubi mund ta lejojë atë të largohet me parametër zero për të hequr qafe pagën e tij të shtrenjtë, në përputhje me planin për të ulur faturën e pagave.

Pavarësisht talentit të tij, Chiesa nuk është pjesë e planeve të teknikut Thiago Motta. Shitja e tij mund të gjenerojë fondet e nevojshme për blerjet prioritare, duke kontribuar në revolucionin e ekipit të kërkuar nga italo-braziliani. Anësori i majtë kërkohet nga Napoli dhe Roma.

BASHKËPUNËTORËT E STAFI
Thiago Motta solli me vete bashkëpunëtorë të besuar si Giuseppe Pompilio dhe Stefano Stefanelli, duke riorganizuar stafin ekzistues. Ai zhvendosi preparatorët e epokës Allegri në sektorin e të rinjve, përfshirë të talentuarin Claudio Filippi. I habitshëm ishte vendimi për të lënë të lirë Gigi Milani, i njohur për suksesin e tij në stërvitjen e talenteve të rinj.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top