Chelsea, Potter sfidon Dortmund: “Jam optimist, duam të imponohemi”

Chelsea e Graham Potter duhet të përmbysë 0-1 e pësuar në Dortmund në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve. “Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme, emocionuese, një mbrëmje speciale në Stamford Bridge. Ne me të vërtetë mezi presim – ngarkoi amjentin londinez në vigjilje Potter -. Kemi ndjesi pozitive, duam t’i imponohemi një kundërshtari të klasit të parë, që vetëm po fiton në Bundesliga. Por edhe po mendoj se sa e rëndësishme është për klubin dhe për ne që të arrijmë në çerekfinale. Kështu që ne do të japim gjithçka.”

Por Potter, duke pasur parasysh ecurinë jo ekzaltuese të Blues në kampionat dhe peshën e mungesave si ajo e të dëmtuarve Kante dhe Thiago Silva, ndjen edhe peshën e presionit: “Duke pasur parasysh pozicionin ku jemi – komentoi ai -, presioni është gjithmonë i mirëpritur. Është fantastike të jemi në garë për të hyrë në tetë më të mirët e Europës”.

 

Joao Felix, nënshkrimi i janarit i Chelsea, mund të jetë protagonist kundër Dortmund: “Jemi shumë të kënaqur nga ai – nënvizoi tekniku londinez –. Cilësitë e tij janë evidente dhe fakti që di të mbulojë role të ndryshme është një aspekt i shkëlqyer”. Mbetet për tu parë sa e shkëlqyer do të jetë pas pak orësh, kur skuadrat të zbresin në fushë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top