Chelsea ndalet nga shtyllat: Jackson e Sterling të pafat kundër Bournemouth

Chelsea nuk fiton ndaj Bournemouth. Përfundon 0-0 në Vitality Stadium ndeshja e vlefshme për javën e pestë të Premier League 2023/2024. Në pjesën e parë Jackson tentoi të çante bllokimin, por goditja e tij u stampua në shtyllë. Të njëjtin fat pati edhe Sterling, në minutën e 49′, me goditje dënimi që u përplas në traversë. Neto më pas shpëtoi ekipin e tij në finale. Kështu, të besuarit e Pochettino (Broja ende jashtë ndeshjes) ngjiten në kuotën e pesë pikëve në renditje. ndërsa Cherries janë tani me tre.

JACKSON TRONDITI SHTYLLËN
Bournemouth priti në Vitality Stadium londinezët e Chelsea të drejtuar nga Pochettino, i thirrur për të ndryshuar marshin pas një fillimi jo bindës në kampionat. Enzo Fernandez u pozicionua në qendër për të mbështetur treshen e përbërë nga Mudryk, Sterling dhe Nicolas Jackson. Cherries nga ana tjetër u mbështetën te Solanke. Pas 2’ ishte argjentinasi ai që realizoi goditjen e parë në portë të ndeshjes. E 10′ minuta më vonë shtylla ndaloi një goditje nga distanca të ish-lojtarit të Villarreal. Skuadra vendase u shfaq në dy raste në zonën e Sanchez, por pa efektivitet të veçantë. Gallagher provoi sërish pas gjysmë ore lojë, por pjesa e parë kaloi deri në fund pa ndonjë rast tjetër.

 

EDHE STERLING I PAFAT
Pjesa e dytë u hap me një tjetër shtyllë për Blues. Në minutën e 49′ Sterling ekzekutoi në mënyrë brilante një goditje dënimi në hyrje të zonës. Topi u përplas në traversë dhe arriti te Colëill, i cili shënon por ishte në pozicion jashtë loje. Në minutën e 64′ Jackson i shërbeu sërish mbrojtësit anglez një hap larg portës, por tentativa e tij e goditjes u bllokua nga Neto. Në minutën e 78′, një tjetër faull në hyrje të zonës i dha vendasve mundësinë për të kaluar në avantazh. E majta e Billing këtë herë kaloi ngjitur me shtyllën pas një devijimi. Portieri i kuqezinjve reagoi mirë edhe në tentativën e Palmer në fund, duke ruajtur në fuqi 0-0. Pika e pestë në kampionat për Chelsea, e treta për Bournemouth.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top