Channing Tatum thyen heshtjen për divorcin me Jenna Dewan

Channing Tatum ka folur së fundmi për divorcin e tij nga Jenna Dewan dhe ndikimin që ndarja pati tek vajza e tyre, Everly, tashmë 12 vjeçe.

“Është e kaluar, por është vërtet e vështirë të mos e kesh vajzën pranë gjysmën e kohës,” – tha aktori i filmit Step Up në një intervistë për Variety. “Do të doja ta kisha gjithmonë me vete.”

Deklaratat e tij erdhën gjatë promovimit të filmit të ri, “Roofman”, ku Tatum luan rolin e një burri që përpiqet të rifitojë kontaktin me vajzën e tij pas daljes nga burgu – një histori me të cilën ai thotë se lidhet personalisht.

Channing finalizoi divorcin me Dewan në shtator të vitit 2024, pas një beteje gjyqësore që zgjati gati 6 vite – kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi të ardhurat nga seria “Magic Mike”, të cilat Tatum filloi t’i gjeneronte ndërkohë që ishte ende i martuar.

Çifti u njoh në vitin 2006 dhe u martuan në 2009. Ata u ndanë përfundimisht në vitin 2020, duke rënë dakord për kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike për vajzën e tyre Everly.

“Jenna dhe unë jemi mirë tani, por ishte një ndarje e dhimbshme, sidomos sepse ishim shumë të rinj,”– kujton aktori. “U përpoqëm ta mbanim lidhjen, provuam për një vit e gjysmë, por e dinim që… nuk funksiononte.”

Pas ndarjes, të dy ish-partnerët kanë vijuar jetën me lidhje të reja: Channing Tatum ishte në një lidhje për tre vite me aktoren Zoë Kravitz, me të cilën ishte edhe i fejuar, por çifti i dha fund marrëdhënies vitin e kaluar. Aktualisht, aktori është në një lidhje me modelen Inka Williams.

Nga ana tjetër, Jenna Dewan është e fejuar me aktorin Steve Kazee që prej vitit 2020. Çifti ka dy fëmijë së bashku: Callum, 5 vjeç, dhe Rhiannon, 1 vjeçe.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top