Channing Tatum thuhet se është në një romancë të re dashurie.
Aktoridoli me Inka Williams në një festë para Oscars në Los Angeles të premten, më 28 shkurt, katër muaj pas ndarjes së tij nga ish e fejuara Zoë Kravitz.
Aktori i Step Up eci krah për krah me modelen australiane ndërsa po largohej nga festa, e cila u organizua nga Creative Artists Agency (CAA).
Paraqitja e Tatum dhe Williams para Oscars vjen katër muaj pasi PEOPLE konfirmoi se aktori i Magic Mike dhe Kravitz, ishin ndarë – dhe pak pasi aktorja foli për ndarjen e tyre për herë të parë.
Në një kopertinë të sapo publikuar për numrin e marsit të ELLE, botuar më 25 shkurt, Kravitz u pyet nëse ndarja e tyre ndikoi në mënyrën se si ajo ndihet për filmin e tyre Blink Twice.
“Aspak. Më pëlqen kjo gjë që bëmë së bashku,” i tha Kravitz revistës. “Edhe kur thoni se sa e shkëlqyer është performanca e tij në film, më ngroh zemrën kur e dëgjoj dhe jam shumë e lumtur që ndodhi e gjitha.”
“Ndihem shumë mirënjohëse që e patëm atë udhëtim së bashku”, shtoi ajo.
Kravitz dhe Tatum ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në gusht të vitit 2021, kur u panë së bashku në New York City.
Ata përfundimisht u fejuan në tetor 2023, por e anuluan atë një vit më vonë sepse “ata e kuptuan se ishin në faza të ndryshme të jetës”, tha një burim për PEOPLE në nëntor 2024.
Në intervistën e saj me ELLE, Zoë tha se Channing ka “shumë për të ofruar” dhe ajo është “e emocionuar që njerëzit të vazhdojnë ta dëshmojnë këtë”.
“Ai ka shumë për të ofruar dhe mendoj se ai është në një vend si aktor ku ndihet vërtet i sigurt dhe njerëzit po shohin anë të ndryshme të tij”, tha aktorja e Big Little Lies.