Channing Tatum është gati të mbyllë situatën e tij të re ligjore me is partneren -Jenna Dewan.
Aktorët e Step Up – të cilët ndajnë vajzën 10-vjeçare Everly – janë përfshirë në një betejë ligjore për financat që nga njoftimi i ndarjes së tyre në vitin 2018 dhe Tatum, 44 vjeç, dëshiron të ecë përpara, thotë një burim ekskluzivisht për PEOPLE.
“Channing nuk është i lumtur për dramën e fundit të gjykatës,” i thotë burimi i brendshëm PEOPLE, duke shtuar, “Ai dëshiron që ajo të përfundojë”.
Në vend të betejës ligjore të ish-çiftit, Tatum “dëshiron të përqendrojë energjinë e tij” tek Everly dhe e fejuara e tij, Zoë Kravitz, thotë burimi.
“Ai e do jetën me Zoën. Ata jetojnë një jetë super private”, thotë burimi i brendshëm, duke shtuar se ai dhe Kravitz, “po planifikojnë martesëm dhe janë të fokusuar në të ardhmen e tyre”.
Ndërkohë, Dewan aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të dytë me Kazee, 48 vjeç, me të cilën është në lidhje që nga viti 2018 dhe është e fejuar që nga shkurti i vitit 2020. Çifti ka edhe djalin 4-vjeçar Callum.