Ndryshim i bujshëm nga UEFA. Duke nisur nga finalja e vitit 2026 në Budapest, orari i fillimit të finales së UEFA Champions League do të spostohet nga ora 21 në orën 18. Lajmin e ka njoftuar UEFA: “Vendimi – shpjegon organizmi më i lartë i futbollit kontinental në një komunikatë – është menduar për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të ditës së ndeshjes për tifozët, skuadrat dhe qytetet pritëse, duke optimizuar logjistikën dhe operacionet, duke ofruar ndërkohë disa përfitime të prekshme. Objektivi ynë është ta bëjmë ditën e ndeshjes një përvojë me të vërtetë të këndshme për të gjithë ata që duan të marrin pjesë aktivisht, duke krijuar ndërkohë një atmosferë mikpritëse që u lejon familjeve dhe fëmijëve të ndjekin me lehtësi ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”.
“Për tifozët në transfertë – vijon komunikata – do të thotë një akses më i mirë në transportin publik, sidomos pas ndeshjes, dhe një kthim më i sigurt dhe më i rehatshëm nga stadiumi. Për qytetet pritëse, do të rritet impakti ekonomik pozitiv i eventit, duke u ofruar tifozëve mundësinë të vazhdojnë festimet e tyre. Orari i ri i fillimit gjithashtu përputhet me një dritare transmetimi më të arritshme, duke ndihmuar finalen të arrijë një audiencë televizive dhe digjitale edhe më të gjerë në mbarë botën, me një vëmendje të veçantë tek angazhimi i të rinjve.”
The UEFA Champions League final will kick off at 18:00CET as of the 2025/26 season.
The decision is designed to enhance the matchday experience and benefit fans, teams and host cities.
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 28, 2025