Champions një obsesion: PSG apo Arsenal, kush do të përballet me Inter në finale?

Inter ka arritur finalen e dytë të Champions League në tre vitet e fundit dhe në epokën Inzaghi, dhe tani pret rivalin e saj. Zikaltërit do të jenë spektatorë të interesuar të përballjes së sotme, ku PSG do të përballet me Arsenal për një vend në aktin përfundimtar më 31 maj në Mynih. Donnarumma dhe shokët e tij fituan 1-0 në Londër, me portierin protagonist absolut, dhe do të duhet të mbrohen nga përpjekja për përmbysje e “Gunners”.

Kush do të jetë sfidanti i Inter në finalen e Champions që do të luhet më 31 maj në Mynih? PSG e Luis Enrique apo Arsenal i Mikel Arteta? Përgjigjja i është lënë gjysmëfinales së kthimit që do të luhet sonte, me një spektakël të madh në horizont. Niset nga një avantazh i ngushtë për francezët, të cilët fituan 1-0 në “Emirates” me një ndeshje mahnitëse në aspektin mbrojtës. Pas golit fillestar të Dembélé (4’), ishte Arsenal që luajti më mirë dhe rrezikoi të rikthente ndeshjen, por pritjet e Donnarumma dhe ndërhyrjet vendimtare të Marquinho dhe prapavijës franceze ndaluan vrullin e “Gunners” dhe shtytjen e publikut vendas.

ARSENAL NË KËRKIM TË MREKULLISË
Arsenal dëshiron të realizojë një tjetër mrekulli, pas asaj ndaj Real Madrid, dhe t’i dhurojë vetes një finale që do të shpëtonte një sezon në të cilin londinezët janë -15 pikë nga Liverpool dhe asnjëherë në garë për titullin. Ka edhe një dëshirë të madhe për hakmarrje, duke qenë se në “League Phase” Inter fitoi 1-0 me penalltinë e Calhanoglu dhe me një fazë mbrojtëse të pathyeshme.

PSG, CHAMPIONS NJË OBSESION
Për PSG, nga ana tjetër, Champions është një obsesion: nuk e ka fituar kurrë dhe shpesh ka dështuar, edhe me Messi e Neymar. Pikërisht tani që dy yjet dhe Mbappé kanë lënë stolin parisien, skuadra me pronësi nga Katari ka ndoshta shansin më të mirë. Luis Enrique ka ndërtuar një grup granit, që përmban një ekip të ri dhe një Dembélé në formën më të mirë: 33 gola dhe 12 asistime në të gjitha kompeticionet. Në krah të tij është Kvara, menjëherë vendimtar, por janë edhe freskia dhe talenti i të rinjve Barcola dhe Doué. Dhe më tej, vrapimi i Hakimit dhe Nuno Mendes, soliditeti i Marquinhos dhe shumë më tepër: PSG ëndërron finalen dhe tripletën, si e vetmja skuadër ende në garë për ta arritur.

ASNJË PRECEDENT
Finalja kundër Inter do të përfaqësonte një përballje të parë absolute në ndeshje zyrtare mes dy klubeve, dhe Luis Enrique e kërkon me çdo kusht për të kurorëzuar punën e tij: për më tepër, parisienët do të mbërrinin aty nga “playoff”-et dhe pasi kanë eliminuar tre skuadra angleze (Liverpool, Aston Villa, Arsenal). Një rrugëtim i rëndësishëm që do të duhet të mbrohet sot, me të gjithë lojtarët në dispozicion.

FORMACIONET E MUNDSHME
Formacioni është tashmë i zgjedhur, me Donnarumma në portë dhe Marquinhos-Pacho në qendër të mbrojtjes, ndërsa Hakimi dhe Nuno Mendes do të jenë anësorët. Në mes do të jenë Fabian Ruiz me Vitinha dhe Joao Neves, me një dyshim të vetëm: Doué apo Barcola me Kvara e Dembélé? I pari duket favorit dhe gati për të luajtur titullar, ndërsa Arsenal duhet të përballet me mungesat: jashtë janë Gabriel Jesus, Havertz, Gabriel dhe Tomiyasu.

 

Arteta është pa sulmues të mirëfilltë dhe rikuperon italianin Calafiori vetëm për stol, por edhe këtu zgjedhjet duken të bëra. Raya në portë me White dhe Lewis-Skelly si mbrojtës anësorë, Saliba-Kiwior në qendër. Në mes Odegaard me Thomas (në epërsi ndaj Merino) dhe Rice, përpara Saka dhe Martinelli me Trossard si “9 false”. Të dyja skuadrat duan finalen dhe, për koincidencë, të dyja kanë humbur 2-1 fundjavën që kaloi: PSG ndaj Strasburg e Arsenal ndaj Bournemouth.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top