Champions League luan ndeshjet e parafundit të fazës kampionat, me ndeshje shumë interesante. Inter dhe Napoli do të kenë përpara dy prova pjekurie shumë të ndryshme, por po aq të ndërlikuara. Në Milano luhet një supersfidë elitare kundër një prej skuadrave më në formë të Europës, Arsenal. Në Kopenhagen, Napoli përballet me një ndeshje që ngjan më shumë me një betejë mbijetese, mes mungesash, klime të vështirë dhe presioni ekstrem. Në Milano luhet një supersfidë elitare kundër një prej skuadrave më në formë të Europës, Arsenal. Në Kopenhagen, Napoli përballet me një ndeshje që ngjan më shumë me një betejë mbijetese, mes mungesash, klime të vështirë dhe presioni ekstrem.
Inter–Arsenal: sfidë gjigantësh në San Siro
Në “San Siro” zbarkon Arsenali i Mikel Artetës, që sipas shifrave është aktualisht skuadra më e fortë në Europë. Lider në Premier League dhe dominues absolut në Champions League me 6 fitore në 6 ndeshje, 17 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar, Arsenali është një makineri pothuajse perfekte. Gunners kanë ndërtuar një vetëdije të frikshme për forcën e tyre, falë një organike të thellë dhe plot cilësi, edhe pse në mbrojtje do të mungojë Calafiori. Barazimi pa gola me Nottingham Forest nuk e ka lëkundur aspak sigurinë e anglezëve, që synojnë ta mbyllin grupin me pikë të plota.
Përballë tyre është Interi i Cristian Chivu, i cili vjen nga dy zhgënjime europiane në minutat e fundit kundër Atletico Madrid dhe Liverpool, por i mbështetur nga forma e shkëlqyer në kampionat (8 fitore në 9 ndeshjet e fundit). Fitorja kundër Arsenalit duket shumë e vështirë në letër, por për zikaltërit tre pikët janë jetike për të shmangur playoff-et dhe për të shpresuar te kualifikimi direkt në të tetat. Do të duhet ndeshja perfekte kundër një rivali që ka mposhtur bindshëm edhe Bayern Munich.
Kopenhagen–Napoli: emergjencë totale në të ftohtë
Situatë krejt tjetër për Napolin. Udhëtimi në Danimarkë ngjan me një ekspeditë me forca minimale. Antonio Conte po përballet me një emergjencë të vërtetë dëmtimesh: mungojnë ose janë në dyshim shumë titullarë. Përveç Lukakut (i grumbulluar, por jo në formë), De Bruyne, Anguissa, Gilmour dhe Meret, janë shtuar edhe Politano, Rrahmani dhe vetë Anguissa me probleme fizike, pa harruar Neres dhe Elmas. Nervozizmi i Contes është i dukshëm dhe skuadra është e detyruar të luajë pa rotacion, me lojtarë kyç në ndeshjen e gjashtë brenda 16 ditësh.
Ndeshja në “Parken Stadium” është një përballje direkte: të dyja skuadrat kanë nga 7 pikë dhe janë në kufirin e playoff-eve. Fitorja afrohet me kualifikimin, humbja rrezikon eliminimin. Kopenhageni është shumë i fortë në shtëpi, ndërsa Napoli, pas pesë humbjeve radhazi në transfertat europiane, duhet të gjejë energji fizike dhe mendore për të mos u rrëzuar në momentin më delikat të sezonit.
Ndeshjet e tjera të mbrëmjes
Programi i mbrëmjes ofron edhe përballje të tjera prestigjioze: Manchester City sfidon Bodø/Glimt në transfertë, Real Madrid pret Monacon në “Bernabéu”, PSG luan ndaj Sporting CP, ndërsa Tottenham–Borussia Dortmund dhe Villarreal–Ajax janë duele të hapura për zonën e kualifikimit. Olympiacos–Leverkusen dhe Kairat–Club Brugge kompletojnë një natë vendimtare të Champions League.
Champions League
16:30 Kairat Almaty – Club Brugge
18:45 Bodoe/Glimt – Manchester City
21:00 FC Copenhagen – Napoli
21:00 Inter – Arsenal
21:00 Olympiacos – Bayer Leverkusen
21:00 Real Madrid – AS Monaco
21:00 Sporting CP – Paris Saint-Germain
21:00 Tottenham Hotspur – Borussia Dortmund
21:00 Villarreal – Ajax