Champions, luhen çerekfinalet: “pushtet” e “hakmarrje” në Real Madrid-Bayern

Champions League rikthehet me katër nga protagonistet e çerekfinaleve spektakolare, që mbërrijnë në sfidat e para vajtje-ardhje me moralin e ulët dhe në prag të një krize nervash. Arsenal, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Liverpool duhet t’u kërkojnë falje tifozëve të tyre për humbjet poshtëruese të fundjavës dhe po përgatiten në mënyrën më të keqe për përballjet spektakolare me Sporting, Bayern, Barcelonën dhe PSG-në, që ndriçojnë rikthimin e kompeticionit më të madh europian.

SPORTING-ARSENAL
Arsenal është zhgënjimi më i madh sepse, para dhe pas pushimit për kombëtaret, humbi keq Superkupën e Ligës ndaj Manchester City dhe u ndal në çerekfinalet e Kupës së Anglisë nga modestët e Southampton, që po lufton për t’u rikthyer në Premier League, por nuk është e sigurt nëse do t’ia dalë. Skuadra e teknikut Arteta, që shpresonte të tentonte “en plein” e katër trofeve, tani ka nisur të ketë frikë rikthimin e një City në formë të shkëlqyer edhe në Premier League. Citizens janë nëntë pikë prapa, por kanë një ndeshje për të rikuperuar dhe përballjen direkte në shtëpi. Dhe Gunners po fillojnë të druhen nga një parakalim i bujshëm, siç kishte ndodhur edhe tre vite më parë.

Por ndërkohë duhet të mendojnë për çerekfinalen e Champions, në letër më pak problematike, ndaj Sporting Lisbona. Portugezët, të dytët në kampionatin vendas pas Portos së teknikut Farioli, përmbysën tri gola ndaj Bodo/Glimt për të fituar 5-0 në ndeshjen e kthimit. Duke parë dobësinë jashtë fushe, duhet të përfitojnë maksimalisht nga ndeshja e nesërme në shtëpi.

REAL MADRID-BAYERN MUNICH
Është një sezon i komplikuar për Real Madrid. Pas largimit të teknikut Xabi Alonso, Arbeloa është përpjekur të ringrejë sezonin me suksesin e dyfishtë ndaj Manchester City dhe fitoren në derbi, por kanë qenë të shumta dështimet e një skuadre të përballur me shumë dëmtime. Humbja ndaj Mallorca (me golin vendimtar të Muriqit) praktikisht ia dorëzoi titullin në La Liga Barcelonës, tashmë +7. Tani Blancos do të kenë supersfidën në Bernabeu me Bayern Munich, që shkatërroi Atalantën në play-off. Bavarezët vijnë nga fitorja 3-2 në kampionat ndaj Freiburg, me tre golat e shënuar në kohën shtesë që e çuan në 100 numrin e golave vetëm në Bundesliga. Do të jetë një duel mes dy goleadorëve të jashtëzakonshëm, Mbappe dhe Kane.

Të mërkurën do të zhvillohet akti i dytë nga tre përballjet në dhjetë ditë mes Barcelonës dhe Atleticos. Blaugranat fituan në La Liga dhe tani janë favoritë absolutë edhe në Champions. Yamal bëri diferencën me lëvizje sublime duke detyruar Nico Gonzalezin të ndëshkohej me karton të kuq. Golin vendimtar e shënoi një tjetër goleador i madh, Lewandowski. Për Simeonen është një sezon problematik, ndoshta i fundit me Colchoneros.

E MËRKURA EKSPLOZIVE
Goditje e rëndë gjatë fundjavës edhe për Liverpool, që pasi dështoi sezonin në Premier League, shpresonte të shpëtonte diçka në FA Cup, por Guardiola i shkaktoi holandezit Slot një 4-0 të dhimbshëm. Tani mbetet vetëm Champions League, por Reds duhet të përballen me “anijen luftarake” të Luis Enriques, PSG-në kampione në fuqi që është rikthyer në formë të plotë. Shumë gjëra do të kuptohen pas ndeshjes së parë në Parc des Princes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top