Champions League, UEFA nuk i bën asnjë nder Inter: Benfica do luajë me tifozët e saj në Lisbonë

Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Benfica dhe Inter, e planifikuar për të mërkurën në datën 29, në orën 21:00 dhe e vlefshme për raundin e pestë të grupit D, do të luhet rregullisht me dyer të hapura në stadiumin Da Luz të Lisbonës. Ndeshja ishte në rrezik për tu zhvilluar me dyer të mbyllura, pas ngjarjeve të ndodhura në stadiumin Anoeta të San Sebastian.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në ndeshjen mes Real Sociedad dhe Benfica, tifozët portugez hodhën sende dhe ndezën fishekzjarrë në sektorin e miqve. “Vendimi i organit të UEFA-s ka ardhur në bazë të nenit 16, paragrafi 2, paragrafi c dhe b: në mënyrë të detajuar u ndëshkua, “ndezja e zjarrit dhe hedhja e sendeve 15 ditë më parë”.

 

UEFA ka zgjedhur një gjobë prej 25,000 euro për klubin luzitan dhe ndalimin e shitjes së biletave për sektorin mik në ndeshjen e ardhshme evropiane jashtë fushe. Kështu, asnjë favor për Inter, që kërkon vendin e parë në grup, për të patur një short më të mirë në 1/8.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top