Champions League, luhet finalja: Inter në kërkim të pokerit, PSG të futet në histori

Do të jetë një finale aspak e zakonshme ajo e Mynihut, e cila do të vërë përballë dy skuadra me rrugëtim krejtësisht të ndryshëm. Inter dhe PSG kanë eliminuar gjigantët e Europës për të mbërritur deri këtu, por francezët erdhën nga faza play-off, ndërsa zikaltërit përjetuan një Champions në krye të renditjes. Çdo gjë do të luhet në Gjermani, me Lautaron që dëshiron të shlyejë humbjen e dy viteve më parë dhe dyshimet mbi të ardhmen e Inzaghit. Donnarumma dhe PSG, në anën tjetër, ëndërrojnë trofeun e parë të Champions.

Vrapimi i Inter drejt finales
Në Mynih, në Allianz Arena, do të luhet historia, me një finale krejt ndryshe nga ajo e humbur dy vite më parë nga Inter. Pikërisht të forcuar nga ajo përvojë negative ndaj Manchester City-t, me humbjen dhe golin e Rodrit pas një ndeshjeje të nivelit shumë të lartë, zikaltërit kësaj here nuk ndihen të pafavorizuar. Rrugëtimi i tyre në Champions League, për më tepër, ka qenë entuziazmues. Në top-4 të fazës së Ligës që nga javët e para, Inter e mbylli i katërti me vetëm një gol të pësuar dhe një humbje të vetme (Leverkusen, në minutën e 90-të), për të eliminuar më pas Feyenoordin në 1/8-at dhe gjigantët e Europës: Bayern dhe Barcelona, me golat ulëritës nga Acerbi e Frattesi.

Vigjilja e trazuar nga Inzaghi
Kanë qenë dyshimet (e forta) mbi qëndrimin e Simone Inzaghit që e kanë ndezur vigjiljen dhe ditët para finales së madhe, por kjo, në mënyrë paradoksale, mund t’i ketë hequr presionin një skuadre që ndjen se është përballë rastit të jetës. Finalja e dytë në tre vjet, për disa nga veteranët e Inter (nga Acerbi te Mkhitaryan), ka shijen e një “vallëzimi të fundit” që duhet kapur me çdo kusht: “Nuk duhet të bëhet një fiksim, por një ëndërr”, theksoi Inzaghi, me fjalë të kujtueshme për Mourinhon, por Inter e dëshiron fort këtë trofe dhe do të japë çdo pikë energjie për ta fituar.

Formacioni i mundshëm zikaltër
Hapësirë për titullarët dhe pa asnjë dyshim. Një formacion që, ironikisht, është rreshtuar vetëm tre herë për shkak të dëmtimeve të një sezoni me 59 ndeshje dhe (deri tani) asnjë titull, me eliminimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe kampionatin e humbur për një pikë dhe disa barazime të tepërta. Në portë do të jetë Yann Sommer, përpara tij treshja me Pavard dhe Bastoni në krah të Acerbit, Dumfries-Dimarco në krahët, Thuram-Lautaro në sulm dhe treshja e mrekullive: Calhanoglu si regjisor, Barella dhe Mkhitaryan si mesfushorë të avancuar, me armenin që ishte i dëmtuar në Stamboll dhe kërkon hakmarrje.

PSG dhe rruga drejt ëndrrës
Ka motivime shumë të mëdha edhe PSG-ja, që deri tani e ka parë gjithmonë Champions t’i ikë nga duart pavarësisht super-skuadrave milionere dhe kampionëve të shumtë në përbërje. Ajo që i shpëtoi me Messi, Neymar dhe Mbappé, dhe me finalen e humbur nga Tuchel, në mënyrë paradoksale rrezikon të arrihet nga një skuadër që ka besuar fort te të rinjtë dhe ka humbur yllin e Francës me parametër zero, me gjithë një kontestim ligjor për bonuse dhe paga të prapambetura. PSG e Luis Enrique ka qenë një makinë perfekte në lojë dhe në fytyrat surprizë, nga Doué te Barcola, duke kaluar te një Dembélé i rilindur me 33 gola sezonalë. Por lideri i vërtetë quhet Gigio Donnarumma, fytyra e një Champions që pa francezët të preknin fundin dhe të ringjiteshin.

Deri në javën e 5-të të fazës së Ligës, PSG ishte në vendin e 25-të dhe jashtë çdo gare: më pas mposhti Manchester City dhe kaloi në play-off, duke fundosur me gola Brestin për t’i dhënë vetes një Champions me ngjyra angleze. U eliminua Liverpooli në 1/8-at, me një Donnarumma heroik në Anfield, më pas u mposhtën Aston Villa dhe Arsenal për t’u dhuruar vetes finalen e madhe.

Formacioni i mundshëm i PSG
Edhe Luis Enrique ka zgjidhur dyshimin e vetëm që kishte karakterizuar vigjiljen e tij, pas mungesës së Kvaratskhelias në Kupën e Francës. Ish-lojtari i Napolit do të jetë i pranishëm dhe është kandidati për të udhëhequr treshen e sulmit, me Barcola në të djathtë (dhe jo Doué) dhe Dembélé si “fals 9”. Në mbrojtje, ish-zikaltëri Hakimi dhe Nuno Mendes në krahë, Marquinhos-Pacho qendrorë përpara Donnarummas, mesfusha me cilësi: Joao Neves regjisor dhe dyshja Vitinha-Fabian Ruiz si mezzala.

Luis Enrique dëshiron tripletën e dytë në karrierën e tij, pas asaj me Barcelonën: dhjetë vjet pas finales së fituar ndaj Juventusit, ai mund të mposhtë një tjetër italiane dhe të hyjë në historinë e PSG me Champions-in e parë. Francezët kanë treguar se nuk kanë humbur intensitetin, pavarësisht se Ligue 1 është fituar pothuajse dy muaj më parë, dhe duan të barazojnë Marsejën duke i dhuruar Francës treofeun e dytë të Champions. Inter, ndërkohë, synon të katërtin. Takimi është në orën 21:00, për të parë kush do të dalë fitues.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top