Champions i ri debuton me super ndeshje: Milan pret Liverpool, Arbër Hoxha sfidon Bayern

Mbrëmja e madhe e debutimit europian për formatin e ri të Champions League. Milan i Paulo Fonseca do të ketë sfidën më impenjative përballë Liverpool. Kuqezinjtë do të përballen menjëherë me një provë të rëndësishme, e cila do të tregojë nëse mund të qëndrojnë atje lart, së bashku me emrat e tjerë të mëdhenj në kontinent. Juventus, në anën tjetër, ëndërron të rikthehen në futbollin që vlen me stil, pas gati dy vitesh nga ndeshja e fundit e zhvilluar.

Të parët që do të zbresin në fushë do të jenë djemtë e Thiago Motta, të freskët nga barazimi zhgënjyes me Empolin, të cilët në orën 18:45 do të rikthehen për t’i bërë 40,000 njerëzit në Stadium të përjetojnë një mbrëmje të Champions League 685 ditë pas asaj të fundit. Ajo ndeshje Juve-Psg më 2 nëntor 2022 u luajt në një atmosferë pothuajse zie, me skuadrën e Max Allegri të eliminuar tashmë në fund të një faze grupi makthi.

Atmosfera e kësaj mbrëmjeje në Torino sigurisht që do të jetë ndryshe: pavarësisht dy 0-0 radhazi në kampionat, entuziazmi është tejet i lartë dhe ka kuriozitet për debutimin në Evropë si trajner i njeriut që si lojtar, fitoi kupën me veshë të mëdhenj dhe e ngriti dy herë trofeun (me Barçën në 2006 dhe me Inter në 2010). Gjithsesi, nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari, duke qenë se PSV e Bosz është e para me pikë të plota në Eredivisie, me 20 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar në 5 javë.

NDESHJA MË E RËNDËSISHME
Në orën 21:00 do të jetë radha e Milan, që pas një fillimi të vështirë sapo është rikthyer nga fitorja 4-0 ndaj Venezias dhe po përpiqet të rifitojë energjinë dhe besimin. Përballja me Liverpool mund dhe duhet të shihet si një mundësi: jo vetëm për të konfirmuar se është lënë pas një periudhë e trazuar dhe ka filluar asimilimi i koncepteve të Fonseca, por edhe për t’i dërguar një mesazh Evropës.

Kuqezinjtë po luanin në një gjysmëfinale vetëm dy sezone më parë dhe një rezultat i rëndësishëm kundër Reds do të nënkuptonte se ata ende mund të aspirojnë objektiva të caktuara, pavarësisht ndryshimeve të shumta me të cilat janë përballur. Vetë Fonseca e tha këtë në konferencë, duke nënvizuar nevojën për një ndeshje perfekte për të marrë më të mirën ndaj ekipit të Slot. Liverpool vjen nga një humbje e papritur kundër Nottingham Forest dhe i etur për të shpenguar veten, ndoshta me kontributin e Federico Chiesa nga pankina.

FORMULA E RE
Një turne në të cilin situata mund të jetë në ekuilibër deri në ditën e fundit, duke shmangur humbjen e interesit të raundeve të fundit. E me eliminimin e drejtpërdrejtë do të vijë pjesa më e bukur. Pra 36 ekipe, të ndara në 4 grupe me 9 skuadra, në bazë të renditjes së klubeve në UEFA, do të luajnë 8 ndeshje në çdo grup.

Nuk ka ndeshje kthimi, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti i hedhur në gusht në Monte Karlo. Pas ndeshjeve në grupe, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 16-shes. Skuadrat nga vendi i 9-të në të 16-të përballen në play-off me ato nga vendi 17-24. 8 fituesit e play-off-it arrijnë 8 të parat e grupeve. 8 humbësit nga këto ndeshje eliminohen njësoj si ata nga vendi 25-36.

Një veçori e re do të jetë se kush eliminohet nuk kalon në kupat e tjera. Deri në finalen e vetme do të luhet me sistem vajtje-ardhje e nuk do të ketë short tjetër përveç atij të hedhur në gusht.

Minimumi 15 ndeshje për të fituar Ligën e Kampionëve, 17 për ata që kalojnë nga play-off. Sistemi gjithashtu revolucionarizon edhe Ligën e Evropës e Ligën e Konferencave. Gjithçka duket shumë më spektakolare dhe konfliktuale.

CHAMPIONS I PASUR
Champions League e re, shpërblime të reja. Gjithçka do të jetë më e pasur, që nga programi i fazës së parë që zgjatet deri në janar me nga tetë ndeshje për secilën skuadër, e deri te bonusi që do të ndahet mes skuadrave. Shuma totale që do të shpërndahet është afër 2.5 miliardë euro. Për të dhënë një ide të diferencës me dy kompeticionet e tjera, Europa League do të japë 565 milionë, Conference 285 milionë.

RRITJA
Një vit më parë, në edicionin e fundit me 32 ekipe të Champions, shpërblimi ishte pak më shumë se dy miliardë (2.022). Tani me katër klube të tjera, rritja është gati gjysmë miliardë. Real Madrid, në finalen e Wembley kundër Borussia Dortmund (2-0), jo vetëm që përmirësoi rekordin për numrin e kupave të fituara nga Los Blancos ndonjëherë, pesëmbëdhjetë, por edhe milionat që erdhën në arka u bënë rekord: 137.4. Vitin e kaluar Manchester City kishte mbledhur 134.9 milionë, në 2022 Real Madrid 133.7 milionë. Ndërsa, kushdo që triumfon më 31 maj në Mynih mund të fitojë deri në 150-160 milionë të ardhura.

PËRFITIMET
Kujtojmë se me formulën e re, tetë të renditurit kalojnë direkt në fazën e 1/8, ndërsa ata nga vendi i nëntë deri në të njëzet e katërtin do të takohen për të përcaktuar tetë të tjerët për fazën me eliminimin direkt. Në këtë fazë të dytë ka të tjerë shpërblime të pasura: 11 milionë për 1/8 e finaleve, 12.5 milionë për çerekfinalet, 15 për gjysmëfinalet dhe 18.5 për finalistin humbës. Fituesi, nga ana tjetër, do të arkëtojë 25 milionë. Këtyre shifrave duhet t’i shtohet edhe market pool (shifra e bazuar në vlerën proporcionale të çdo tregu televiziv të përfaqësuar nga klubet pjesëmarrëse) dhe shifrat e renditjes historike.

League Stage Champions League
18:45 Juventus vs PSV Eindhoven
18:45 Young Boys vs Aston Villa
21:00 AC Milan – Liverpool
21:00 Bayern Munich vs Dinamo Zagreb
21:00 Real Madrid vs VfB Stuttgart
21:00 Sporting CP vs Lille

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top