Shorti i 1/8 të Champions League ka përcaktuar edhe përplasjet e para në fazën me eliminim direkt. Në Nyon 16 skuadrat kanë kuptuar fatin e tyre me shortin e 1/8 që ka përkëdhelur Arsenal, Bayern e PSG, por jo Inter, që megjithatë nuk ka gjetur përballë ndonjë nga të mëdhatë. Atletico Madrid nuk është i lehtë, por nuk mund të pritej shumë nga skuadrat që përfunduan në vendin e dytë në grupet e tyre përkatëse.
E thjeshtë për Arsenal, nëse mund të quhet e tillë përballja me Porto. Në vazon e dytë pak skuadra kishte më të lehta në letër se portugezët. Ndoshta Copenhagen, Lazio dhe PSV dhe ato shkuan si kundërshtarë respektivisht të Manchester City, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. I shpëtojnë më të keqes PSG dhe Inter, dy skuadrat më të forta në vazon e dytë, që përballë nuk gjetën asnjë nga të mëdhatë. Francezët do të luajnë me baskët e Sociedad, ndërsa zikaltrit me Atletico Madrid. Të besuarit e Simeone janë të fortë, por e keqja më e vogël që mund të gjenin zikaltrit në short.
SHORTI I 1/8 NË NYON
PORTO vs ARSENAL
NAPOLI vs BARCELONA
PSG vs REAL SOCIEDAD
INTER vs ATLETICO MADRID
LAZIO vs BAYERN MUNICH
LEPZIG vs REAL MADRID
COPENHAGEN vs MANCHETSER CITY
PSV vs BORUSSIA DORTMUND
VAZO E PARË
Bayern, Arsenal, Real Madrid, Manchester City, Barcellona, Dortmund, Atletico Madrid, Real Sociedad
VAZO E DYTË:
PSV, Inter, Napoli, Lazio, Psg, Porto, Copenaghen, Leipzig
DATAT E 1/8 TË CHAMPIONS LEAGUE
Ndeshjet e fazës së 1/8 të Champions League 2023/24 në shtëpi dhe jashtë fushe do të luhen midis shkurtit dhe marsit 2024. Skuadrat që u pozicionuan të dytat do t’i luajnë ndeshjet e para në shtëpi. Më saktë:
Ndeshja e parë e raundit të 1/8: 13-14 dhe 20-21 shkurt 2024
Ndeshjet e dyta të raundit të 1/8: 5-6 dhe 12-13 mars 2024