Champions, Dortmund përmbys Lille e fluturon në çerekfinale: i pret Barcelona

Mision i përmbushur për Borussia Dortmund, që përmbys Lille dhe kualifikohet në çerekfinale. Gjermanët, që kishin barazuar 1-1 ndeshjen e parë, siguruan çerekfinalet e Champions League, pasi triumfuan ndaj francezëve në kthim me rezultatin 2-1. Lille kishin rezistuar në Signal Iduna Park, e madje kaluan në avantazh në minutën e 5′ me Jonathan David, pas një gafe të portierit Kobel. Megjithatë, gjermanët reaguan menjëherë për të përmbysur sfidën. Emre Can barazoi me penallti në minutën e 54′, ndërsa Beier vulosi fitoren në minutën e 65′, duke i siguruar Dortmund biletën për në çerekfinale, ku e pret Barcelona.

LILLE-BORUSSIA DORTMUND 1-2 (rezultat i përgjithshëm 2-3)

Borussia Dortmund kalon në çerekfinale, pasi pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, triumfoi 2-1 në Francë me përmbysje. Lille e nisi shumë vrullshëm dhe zhbllokoi ndeshjen që në minutën e pestë: pasimi i Ismaily për Jonathan David, i cili me të majtën shënoi për 1-0. Gjermanët nuk u tronditën dhe u hodhën menjëherë në kërkim të barazimit: në minutën e 20′ Guirassy pati një rast të mirë, ndërsa në fund të pjesës së parë Gross goditi traversën, në një konkluzion me kokë.

 

Skuadra e drejtuar nga Genesio e mbylli pjesën e parë në avantazh, por skenari ndryshoi pas pushimit. Në minutën e 52′, ish-lojtari i Dortmund, Meunier, shkaktoi një penallti për verdhezinjtë, të cilën Emre Can e shndërroi në gol dy minuta më vonë. Momentumi kaloi në anën e miqve, të cilët përmbysën gjithçka në minutën e 65′: Guirassy asistoi për Beier, i cili me një goditje të saktë realizoi golin e fitores. Lille pati mundësinë e fundit për ta çuar ndeshjen në shtesa, por Akpom e shpërdoroi rastin në minutën e 84.

Dortmund triumfon 2-1 me përmbysje dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-2 siguron një vend në çerekfinale, ku do të gjejë përballë Barcelonën e Flick.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top