Katër skuadrat gjysmëfinaliste të Champions League janë përcaktuar tashmë zyrtarisht. E bashkë me emrat e dalë prej betejave të çerekfinaleve të kthimit, është i ditur edhe rrugëtimi që ishte përvijuar në shortin e hedhur në Nyon, përpara ndeshjeve të 1.4 të turnout. Nis gjithcka të martën e 30 prillit me Bayern Munich-Real Madrid. Në 1 maj, pastaj, Borussia Dortmund-Psg, ndërsa një javë më pas do të luhen ndeshjet e kthimit.
Me emocionet e çerekfinaleve ende në zemër dhe imazhet ende para syve të tifozëve, UEFA ka shpallur datat dhe oraret e gjysmëfinaleve të Champions League. Për ndeshjet e vajtjes nis gjithçka me supersfidën Bayern Munich-Real Madrid. Ndeshja do të luhet të martën më 30 prill në orën 21:00. Ndërsa Borussia Dortmund-PSG është planifikuar për të mërkurën e 1 majit në orën 21:00.
Një javë më pas janë planifikuar ndeshjet e kthimit: PSG-Borussia Dortmund të martën më 7 maj në orën 21:00 dhe Real Madrid-Bayern Munich të mërkurën, 8 maj, në orën 21:00.
https://twitter.com/ChampionsLeague/status/1780721818954772480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1780721818954772480%7Ctwgr%5E3cef541994a609228f5921dac2e8a710909928de%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F04%2F18%2Fchampions-bayern-real-hap-programin-e-gjysmefinaleve-ja-datat-e-oraret%2F