Champions/ Autoblinda Bayern e frikësuesi Mbappe: dy gola për tu përmbysur apo mbrojtur në aksin Mynih-Londër

Pas rezultateve të së martës, është radha e katër skuadrave të tjera të kërkojnë dy vende për në çerekfinale. Bayern Munich, PSG, Milan e Tottenham ndahen të gjithë vetëm nga një gol në sfidat e tyre. Bavarezët fituan 0-1 në Paris dhe tani kanë avantazhin të luajnë në shtëpi. Pak më ndryshe për Milan që shkon në Londër përballë Spurs me avantazhin e golit të Diaz.

BAYERN MUNICH – PSG
Bayern Mynih ka një gol për të mbrojtur në muret e Allianz Arena, kur përballë të jetë PSG. Pa Neymar, gjithesesi francezët janë të paparashikueshëm me Messi e mbi të gjitha frikësuesin Mbappe. Një ndeshje e madhe që do të cojë në tetë më të mirat një nga favoritët për trofeun.

BAYERN MUNICH

Përjashtimi i minutave të fundit i Pavard në ndeshjen e parë do të thotë se francezi do të vuaj një pezullimin në kthim. Kështu Nagelsmann ka një telash për të zgjidhur në mbrojtje, ndërsa i shton rikuperimin ende të paplotë të Lucas Hernandez. Tekniku Nagelsmann duhet të vazhdojë me një mbrojtje treshe. Josip Stanisic mund të rreshtohet së bashku me Dayot Upamecano dhe Matthijs de Ligt. Të tre ishin titullarë në fitoren ndaj Stuttgart, ndërsa Manuel Neuer dhe Noussair Mazraoui i bëjnë shoqëri Hernandez në infermieri. Sadio Mane pas dëmtimit ishte në gjendje të paraqitej nga pankina kundër Stuttgart, por Nagelsmann e ka paralajmëruar ish-lojtarin e Liverpool se duhet të luftojë për formacionin. Ashtu si senegalezi, edhe Thomas Muller e Leroy Sane duhet të garojnë për t’u bashkuar me Jamal Musiala në 3/4.

PSG

PSG ka njoftuar se Neymar tani do të humbasë pjesën tjetër të sezonit pasi përgatitet për t’iu nënshtruar një operacioni në kavilje. Francezët do të kenë jashtë edhe Presnel Kimpembe (tendina e Akilit) dhe Renato Sanches (kofshë), gjithashtu në infermieri. Megjithatë, Marco Verratti është rikthyer nga pezullimi në kampionat dhe do të kthejë në pankinë Warren Zaire-Emery. Djaloshi që mbush sot 17 vjeç, megjithë paraqitjen interesante në 57 minutat e luajtura, duhjet t’i hapë vendin italianit. Gjatë javës së kaluar, PSG është tronditur nga akuzat për përdhunim të ngritura kundër mbrojtësit të djathtë, Achraf Hakimi. Marokeni i ka mohuar e për momentin është i lirë të dalë nga vendi dhe duhet të jetë i disponueshëm për t’u përzgjedhur, nëse kalon dëmtimin në kofshë.

FORMACIONET E MUNDSHME

Bayern Munich:

Sommer; Stanisic, Upamecano, De Ligt; Coman, Kimmich, Goretzka, Davies; Sane, Musiala; Choupo-Moting

Paris Saint-Germain:

Donnarumma; Pereira, Marquinhos, Ramos; Hakimi, Ruiz, Verratti, Vitinha, Mendes; Messi, Mbappe

TOTTENHAM – MILAN
Tottenham kërkon të përmbysin një deficit prej një goli pas rikthimit të Antonio Contes në kampionat. Spurs do të presin në Londër Milan në ndeshjen e dytë të 1/8 të Champions. Një gol i hershëm i Brahim Diaz vulosi fitoren 1-0 për kuqezinjtë në ndeshjen e parë tre javë më parë.

TOTTENHAM

Ende pa të dëmtuarit afatgjatë, Ryan Sessegnon, Hugo Lloris, Yves Bissouma dhe Rodrigo Bentancur, Tottenham duhet të bëjë gjithashtu pa Eric Dier të pezulluar. Mbrojtësi anglez mori kartonin e tretë të verdhë të sezonit në fazën e parë të turneut. Megjithatë, Pierre-Emile Hojbjerg është rikthyer nga pezullimi. Gjithsesi, Dier ishte vetëm një zëvendësues i papërdorur në humbjen e Molineux të së shtunës. Clement Lenglet, Cristian Romero dhe Ben Davies duhet të mbrojnë sërish Fraser Forster në prapavijë. Dilema më e madhe e përzgjedhjes së Conte me siguri qëndron në krahun e djathtë. Emerson Royal do t’i duhet të bëjë me Pedro Porro, që ishte më i miri për Spurs në humbjen ndaj Wolves.

Lexo më tej: Video/ Gonzalez-Jovic: Fiorentina ndalon vrapimin Champions të Milan

MILAN

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, skuadra e të cilit është rrënuar nga dëmtimet gjatë gjithë sezonit, këtë herë nuk ka probleme formacioni. Pothuajse të gjithë janë gati dhe njeriu që vendosi ndeshjen e parë, Diaz, është stërvitur individualisht. Lojtari ka pësuar një ndrydhje në gju dhe do të ketë nevojë për një rivlerësim para ndeshjes. Diaz është optimist për shanset e tij për të luajtur. Edhe portieri i parë Mike Maignan tani është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në pulpë. Francezi mungoi në ndeshjen e parë por do të jetë gati të mbrojë rezultatin në Londër. Pioli gjithashtu do të marrë dy shtytje të mëdha nga rikthimi i Rafael Leao dhe Rade Krunic. Megjithatë asnjë nga Sergino Dest, Yacine Adli, Tiemoue Bakayoko apo 41-vjeçari Zlatan Ibrahimovic nuk u thirrën për raundet me eliminim.

FORMACIONET E MUNDSHME

Tottenham Hotspur:

Forster; Romero, Lenglet, Davies; Emerson, Hojbjerg, Skipp, Perisic; Kulusevski, Kane, Son

AC Milan:

Maignan; Kalulu, Kjaer, Tomori; Saelemaekers, Krunic, Tonali, Hernandez; De Ketelaere, Giroud, Leao

Round of 16 Champions League
21:00 Bayern Munich – Paris Saint-Germain

21:00 Tottenham Hotspur – AC Milan

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top