Çfarë Parisi me Doué, Kvara e Mendes, përmbys Aston Villa: Barcelona thërmon Dortmund

PSG dominon ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League kundër Aston Villa. Në “Parc des Princes”, kampionët e Francës triumfuan 3-1 me përmbysje: pas golit surprizë në kundërsulm të Rogers (35’), Doué (39’) shpiku një goditje me të djathtën me një trajektore të pakapshme që barazoi shifrat, pastaj Kvara gjeti përmbysjen me një perlë në minutën e 49′ dhe në shtesë (92’) Mendes vulosi trisin. Luis Enrique ka tashmë njërën këmbë në gjysmëfinale.

PSG mposhti me një performancë fantastike 3-1 anglezët e Aston Villa dhe merr një avantazh të rëndësishëm në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Champions (më 15 prill në Birmingham). Francezët janë tashmë të sigurtë në rrugën drejt sfidës kundër njërës mes Arsenal dhe Real Madrid. Rogers vetëm sa iluzionoi teknikun Emery, sepse Doué, Kvara dhe Mendes (në shtesë) e përmbysën me super gola.

BARCELONA, POKER PËR GJYSMËFINALEN

Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, Barcelona shkatërron 4-0 Borussia Dortmund dhe në prag të ndeshjes së kthimit në “Signal Iduna Park” hipotekon kalimin për në gjysmëfinale. Në “Olimpic” të Montjuïc, blaugranat ushtruan presion, dominuan në fushë dhe bënë lojën. Raphinha (25’) zhbllokoi ndeshjen me një goditje pranë portës, pastaj Guirassy shpërdoroi mundësinë për barazim dhe në pjesën e dytë njerëzit e Flick bënë diferencën, duke mbyllur çështjen falë një dygolëshi të polakut Lewandowski (48’ dhe 66’) dhe një goli të Yamal (77’) në kundërsulm.

Gjysmëfinalja pothuajse e siguruar. Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve mes Barcelonës dhe Borussia Dortmund (fituesi do të përballet me atë që do të kalojë mes Inter dhe Bayern) spanjollët imponohen në mënyrë evidente: përfundoi 4-0 në një ndeshje pa histori. Shënoi Raphinha (në minutën e 25′), përpara golave të Lewandowski (në minutat 48 dhe 66) dhe Yamal (në minutën e 77′). Për sulmuesin polak janë golat numër 28 dhe 29 në karrierë kundër verdhezinjve, nga të cilët u largua me parametër zero në vitin 2014.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top