Çfarë ndodhi në darkën zyrtare para finales: drejtuesit e Chelsea të indinjuar me PSG

Të dielën e një jave më parë, Chelsea përmbysi parashikimet duke fituar bindshëm finalen e Kupës së Botës për Klube me rezultatin 3-0 ndaj një PSG që dukej i pathyeshëm në vigjilje. Francezët synonin të fitonin të gjitha trofetë sezonalë, por nuk ia dolën. Pak rëndësi ka për skuadrën e Luis Enrique, që gjithsesi mbylli një vit që do të mbetet në historinë e klubit dhe të futbollit francez, falë Tripletës të vulosur me fitoren në Champions League. Në MetLife Stadium të East Rutherford në New Jersey, londinezët ishin të pamëshirshëm që nga fishkëllima e parë, duke shënuar të tre golat përpara pushimit dhe duke e bërë pothuajse të pamundur rikuperimin për PSG-në në pjesën e dytë. Një hyrje furioze në ndeshje, që kishte një motivim shtesë, të zbuluar nga ‘Times’.

Çfarë ndodhi në darkën e prag finales së Kupës së Botës për Klube
Në prag të finales, gjatë darkës klasike të organizuar nga FIFA ku ishin të pranishëm të dy klubet, delegacioni i Chelsea kishte vënë re diçka vërtet të pabesueshme dhe të pasjellshme ndaj tyre, domethënë sa të zënë ishin përfaqësuesit e PSG, duke diskutuar për logjistikën pas ndeshjes, me një shqetësim të veçantë: si dhe ku do ta tërhiqnin trofeun që i takonte fituesit të Kupës së Botës për Klube. Drejtuesit e Blues informuan për këtë teknikun Enzo Maresca, i cili nga ana e tij e ndau këtë gjë me lojtarët.

E gjithë kjo u kthye në karburant të fuqishëm për të ndezur zemrat dhe muskujt e Cole Palmer dhe shokëve të tij në finalen e këtij kompeticioni botëror. Dhe në fund shqetësimet e PSG rezultuan krejtësisht të kota, pasi trofeun e morën lojtarët dhe trajneri i Chelsea, me Donald Trump gjithmonë të pranishëm në mesin e tyre duke festuar. Mendjemadhësia në sport, ashtu si në jetë, mund të luajë lojëra të këqija: po të kishte qenë i pranishëm edhe Luis Enrique në atë darkë, me shumë mundësi nuk do ta kishte pritur mirë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top