Çfarë ndodhi me lidhjen e Gwyneth dhe Brad Pitt?

Në librin e saj të ri Gwyneth: Biografia, autore Amy Odell zbulon detaje të reja rreth lidhjes së famshme mes Gwyneth Paltrow dhe Brad Pitt, një nga çiftet më të njohura dhe të dashura të viteve ’90.

Ata u takuan për herë të parë në 1993 gjatë audicioneve për filmin Legends of the Fall, ku Paltrow nuk mori rolin, por krijuan një romancë dashurie. Pak më vonë, Pitt e propozoi për rolin e bashkëshortes së tij në trillerin Se7en (1995), të cilin ajo e pranoi, duke refuzuar ofertën tjetër për Feeling Minnesota.

Pas dy vitesh lidhje, çifti u fejuan në Argjentinë në dhjetor 1996. Babai dhe miqtë e Gwyneth e donin shumë Brad Pittin, duke e konsideruar atë njeriun më të mirë. Megjithatë, Paltrow kishte dyshime rreth lidhjes, duke ndjerë se për shkak të mjedisit të tyre të ndryshëm – ai i rritur në Misuri me vlera fetare dhe ajo në Manhattan – nuk ishin të përshtatshëm.

Gwyneth ka treguar gjithashtu në një intervistë se ajo dhe Brad kishin botëkuptime shumë të ndryshme, dhe një shembull ishte kur shkonin në restorante dhe ajo duhej t’i shpjegonte Brad-it se cili ishte caviar-i më i mirë.

Çifti u ndau në mes të vitit 1997. Në një intervistë të vitit 2023 në podcast-in Call Me Daddy, Gwyneth shpjegoi se e prishi fejesën sepse nuk ishte gati të martohej dhe se ishte “plotësisht zemërthyer” pas ndarjes.

“Ai ishte 9 vjet më i madh, e dinte se çfarë donte dhe ishte gati për martesë, ndërsa unë isha ende shumë konfuze,” tha ajo. “Ishte një vendim i vështirë, por i duhuri për atë kohë.”

Libri Gwyneth: Biografia do të dalë në shitje më 29 korrik.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top