Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme me vranësira të mesme dhe të larta, kryesisht në relievet malore të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, ditën e diel, moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë orëve të mesditës, duke filluar prej vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin.

Reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Në Alpe dhe relievet malore verilindje-juglindje në lartësinë mbi 800-1000metër ditën e diel, gjatë pasdites priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht veri, hera-herës era do të fitojë shpejtësi 9-17m/s,shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4ballë

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top