Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa perëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh kryesisht në orët e pasdites.

Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët fillimisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Më pas reshjet do të jenë të herëpasherëshne me intensitet të ulët si dhe lokalisht në intervale të shkurtra kohore deri mesatar në formë rrebeshesh të shpejta si dhe shtrëngata të karakterit lokal.

Mjegull në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës shfaqet intensive me shpejtësi 11-17m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top