Gjykata, akuza, vendime dhe dëmshpërblime. Përplasja mes doktoreshës Eva Carneiro dhe ish-trajnerit të Chelsea, José Mourinho, bëri xhiron e botës. Mjekja e ekipit të Blues nga viti 2011 deri në 2015 përfundoi aventurën e saj në Londër në verën e 2015-ës, në gusht, kur shpërtheu konflikti me “Special One”. Gjithçka ndodhi gjatë ndeshjes së parë të sezonit në Premier League mes Chelsea dhe Swansea, që përfundoi 2-2. Arsyeja e përplasjes? Ndërhyrja e Carneiro në fushë erdhi pasi pa Eden Hazard të shtrihej në tokë.
Momenti që shkaktoi përplasjen me Jose Mourinho
Eva Carneiro dhe Jon Fearn, fizioterapisti i Chelsea, hynë në fushë për të ndihmuar belgun, duke shkaktuar zemërimin e Mourinho: “Nëse futesh në fushë për të ndihmuar një lojtar, duhet të jesh i sigurt që ka një problem serioz. Ishte e qartë që Eden nuk kishte asgjë të rëndë. Kishte marrë një goditje dhe ishte shumë, shumë i lodhur”.
Këto ishin fjalët e trajnerit portugez, të cilat nxorën jashtë loje mjeken Carneiro. Pas këtij episodi, ajo u largua nga klubi gjashtë javë më vonë dhe nisi një proces gjyqësor kundër Chelsea, i cili përfundoi një vit më vonë me një dëmshpërblim prej 6 milionë eurosh.
Mourinho u akuzua për fyerje ndaj Eva Carneiro
Mourinho u akuzua se e kishte quajtur Carneiron “bijë k…”. Ai u përpoq të justifikohej duke thënë: ”‘Filho da p…’ është një shprehje që e përdor shpesh”. Por ishte tepër vonë. Portugezi e akuzoi doktoreshën se nuk kuptonte dinamikat e lojës dhe se e kishte dëmtuar skuadrën në atë moment duke e lënë me një lojtar më pak.
Jeta e re e Carneiro: Nga mjekësia sportive te drejtimi i një klubi
Pas gjithë këtij kaosi dhe pas dëmshpërblimit të marrë, Carneiro nisi një jetë të re, por sërish të lidhur me futbollin. Ajo është sot drejtuese e “The Sports Medical Group”, një kompani që ofron trajtime të plota për të gjitha llojet e dëmtimeve sportive.
Love the beautiful game and football has such power. Imagine using it for good, Imagine finding a club with values as the centre of its ethos. I’m a proud owner of @LewesFCWomen and @LewesFCMen thank you @KarenDobres and @SNilvarna_CR7 for inviting and looking after me today https://t.co/6d3y7XeEgM
— Dr Eva Carneiro (@evacarneiro) November 14, 2021
Por nuk mbaron këtu. Ish-mjekja e Chelsea ka bashkëpunuar gjithashtu me Aspetar, spitalin pionier të mjekësisë sportive në Katar, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës 2022. Përveç kësaj, ajo nuk i është larguar futbollit, madje është bërë edhe bashkëpronare e klubit Lewes FC, një ekip amator, si për meshkuj ashtu edhe për femra, i cili synon të bëhet “klubi i parë në botë me barazi gjinore”. Pra, një jetë e re për Carneiron, por futbolli vazhdon të mbetet prioriteti i saj.