Çështja “Veliaj”, refuzohet kërkesa e Ajola Xoxës për 63 ditë pezullim të gjyqit

Gjykata e Posaçme shtyn për më 21 korrik procesin ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe të akuzuarve të tjerë. Më herët, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kishte kërkuar që shqyrtimi gjyqësor të shtyhej deri në 31 gusht, kur asaj i përfundonte leja e lindjes, por Gjykata e refuzoi këtë kërkesë.

Vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë dhe përfaqësohej nga avokati i tij.

Gjatë seancës, përmes mbrojtësit ligjor, Ajola Xoxa i ka kërkuar gjykatës shtyrjen e çështjes dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor deri në përfundimin e periudhës së përcaktuar në një raport mjekësor që ka paraqitur, pas lindjes së fëmijës.

Sipas kërkesës së depozituar në gjykatë, Xoxa argumenton se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në proces për të garantuar një mbrojtje efektive dhe nuk autorizon avokatët që ta përfaqësojnë në mungesë. Por kërkesa e saj nuk u mor parasysh.

Çështja gjyqësore ndaj Erion Veliaj lidhet me një hetim të SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas akuzës, Veliaj dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme, përmes një skeme që përfshinte kontrata publike, leje ndërtimi dhe organizata të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Prokuroria pretendon se përmes kësaj skeme janë siguruar përfitime financiare të paligjshme dhe janë fshehur burimet e tyre, ndërsa Veliaj i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara.

Veliaj qëndron në paraburgim prej datës 10 shkurt 2025, kur u arrestua në zyrën e tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top