Çështja “Partizani”, Dumani: Janë bërë hetime pasurore për Berishën

Kreu i SPAK Altin Dumani, në një takim pa kamera me gazetarët, ka dhënë përgjigje lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë, që çështjen e 21 janarit ta hetojë Prokuroria e Posaçme si dhe për çështjen për të cilën kreu i PD, Sali Berisha mbahet nën masën “arrest shtëpie”.

Për çështjen e 21 janarit, Dumani ka thënë se materialet po depozitohen dhe do të koordinohet me Prokurorinë e Tiranës.

“Materialet depozitohen dhe patjetër lind nevoja për koordinim me prokurorinë e Tiranës”, mësohet të ketë thënë Dumani.

Me zbardhjen e vendimit për 21 janarin nga Gjykata e Lartë, SPAK është i detyruar të merret me hetimin e çësthjes.

Nga ana tjetër, lidhur me çështjen “Partizani”, për të cilën mbahet në “arrest shtëpie” lideri i opozitës dhe dhëndri i tij, Dmani ka thënë se dosja do t’i dorëzohet gjykatës kur hetimet të jenë mbyllur plotësisht. Sipas Dumanit janë grumbulluar të gjitha provat e ndërsa pyetjes nëse ndaj Berishës ka hetim pasuror, Dumani i është përgjigjur: “Janë bërë hetime pasurore.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top