Deputeti i opozitës Klevis Balliu ka dekaruar se maxhoranca po anashkalon komisionet e kërkuara nga Opozita. Gjatë fjalës së tij, ai vuri në pikëpyetje integritetin e proceseve parlamentare, duke u fokusuar në dy pika kyçe: zvarritjen e komisioneve të rëndësishme hetimore dhe një votim të cilin e quajti të manipuluar.
Sipas deputetit, komisionet për çështjen “McGonigal” dhe atë të zgjedhjeve po anashkalohen qëllimisht përmes një rendi dite të papërshtatshëm.