Çështja Hermoso, Spanja ndryshon edhe trajnerin e kombëtares: shkarkohet Jorge Vilda

Federata Spanjolle e Futbollit ka shkarkuar trajnerin e kombëtares së femrave, Jorge Vilda. Vendimi vjen pak ditë pas pezullimit të presidentit federal, Luis Rubiales. Shkak u bë kaosi që shpërtheu për puthjen e dhënë nga kreu i federatës për futbollisten Jenni Hermoso gjatë ndarjes së çmimeve për fitoren e Kupës së Botës në Australi dhe Zelandën e Re. Trajneri ishte në raporte të ngushta me Rubiales. Presidenti, në konferencën për shtyp në të cilën deklaroi se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen, e kishte treguar si pikë referimi për të ardhmen.

KOMUNIKATA E FEDERATËS
“RFEF shkarkon Jorge Vilda nga detyra e trajnerit dhe drejtorit sportiv të kombëtares së femrave. Trajneri ka qenë i rëndësishëm në rritjen e jashtëzakonshme të futbollit të femrave dhe lë Spanjën si kampione bote dhe e dyta në renditjen e FIFA-s.

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit, në një nga masat e para të rinovimit të shpallur nga presidenti Pedro Rocha, ka vendosur të heqë dorë nga shërbimet e Jorge Vilda si drejtor sportiv dhe trajner i ekipit kombëtar të femrave, pozicion që ky i fundit e pranoi në vitin 2015. RFEF vlerëson punën e tij në drejtimin e kombëtares dhe në funksionet e tij si menaxher sportiv i ekipeve të femrave. Si dhe sukseset e arritura gjatë kohës së tij të kurorëzuar me pushtimin e fundit të Kupës së Botës. Ne e vlerësojmë sjelljen e tij të patëmetë personale dhe sportive, e cila e ka bërë atë një element kyç në rritjen e jashtëzakonshme të futbollit të femrave në Spanjë. Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë, Vilda ka qenë promotor i vlerave të respektit dhe lojës së ndershme në futboll.

ARRITJET SI TRAJNER
Që nga ardhja e tij në Federatë, Jorge Vilda ka dhënë një shtysë të konsiderueshme e cila është reflektuar në rezultatet e shkëlqyera të arritura. Si trajner, ai fitoi dy herë Kampionatin Evropian U 17 vjeç dhe gjithashtu fitoi Kampionatin Evropian U 19 vjeç, deri në triumfin e Kupës së Botës në Australi dhe Zelandën e Re, arritja e tij më e madhe. Kur mori detyrën e trajnerit të kombëtares në vitin 2015, kombëtarja ishte larg elitës dhe tani zë vendin e dytë në renditjen e FIFA-s.

ARRITJET SI DREJTOR SPORTIV
Me të si drejtor sportiv, Spanja ka fituar dy herë Kupën e Botës U-17 (2018 dhe 2022) dhe gjithashtu ka ngritur trofeun në kategorinë U-20 (2022). Gjithashtu, në listën e arritjeve të tij janë edhe dy kampionate evropiane U 19 vjeç dhe dy kampionate evropiane U 17 vjeç. RFEF shpreh mirënjohjen e saj për Jorge Vilda për shërbimet që ka ofruar, për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij gjatë gjithë këtyre viteve, duke i uruar suksese në të ardhmen. RFEF ka një trashëgimi të jashtëzakonshme sportive falë zbatimit të një modeli të njohur loje dhe një metodologjie që ka qenë motori i rritjes për të gjitha kategoritë e femrave të ekipit kombëtar”.

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top