Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. Mësohet se shkak për këtë është bërë mungesa e dy avokatëve.
Senaca e radhës pritet të mbahet me 30 nëntor në orën 10:00. Bëhet me dije se Gjykata ricaktoi avokat kryesisht, Artan Simonin. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, si edhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak.