Çështja e plusvalencave, në ankimimin e Juventus janë katër pika për të anuluar -15

Ashtu siç u njoftua, pak para derbit ndaj Torinos, Juventus bëri ankimimin në Kolegjin e Garancisë Coni. Apeli ka të bëjë me dënimin me 15 pikë në renditje të vendosur nga FIGC për çështjen e fitimeve kapitale. Një dokument i artikuluar, 90 faqe i gjatë, të cilin Tuttosport ka mundur ta lexojë ekskluzivisht. Sipas asaj që raporton gazeta torineze përmban në thelb katër pika për të cilat dënimi duhet të revokohet.

NUK KA LIGJ
Pika e parë e apelit ka të bëjë me faktin se sipas Juventus nuk ka asnjë ligj për të cilin klubi u dënua. E ishte pikërisht vetë CaF, kur shpalli të pafajshëm të gjithë të referuarit nga Prokurori për “çështjen plusvalenca” më 27 maj 2022, që denoncoi mungesën e legjislacionit. Madje edhe mungesën e “parametrave rregullator” për t’i atribuar një vlerë të drejtave performancës sportive të një lojtari.

NUK KA FAKTE TË REJA
Sipas klubit të Juventus edhe ‘Libri i Zi i FP’, shënimet për negociatat në vazhdim dhe përgjimet nuk konsiderohen “fakte të reja”. Sipas asaj që pretendon apeli “ato nuk janë kryesisht fakte të reja. Ose më saktë, në kohën e referimit të vitit 2022, Prokuroria Federale ishte në dijeni të dekreteve të kontrollit të Prokurorisë Publike të Torinos. Aty shfaqej përmbajtja e bisedave telefonike që konsideroheshin më të rëndësishmet. Gjithashtu ata kishin kundërshtuar “synimin për të realizuar fitimet kapitale për arsye ekonomiko-financiare dhe jo për nevoja teknike sportive”.

Lexo më tej:Hetimi ‘Prisma’ i hap probleme të reja Juventusit: akorde sekrete me klubet e “karta Mandragora”

NDRYSHIMI I AKUZËS
Sipas ankimimit të Juves, Gjykata kishte arritur në “një vendim dënimi pa lidhje me aktin e referimit”. Në fakt, klubi i Juventusit shkruan: “Gjykata Federale e Apelit, vetëm në fshehtësi të dhomës së këshillit, ka zgjidhur një çështje të re dhe autonome, duke vendosur, pa asnjë kontradiktë nga mbrojtja e të akuzuarve. Një mënyrë e tillë e të vepruarit është zgjidhur në mënyrë të pashmangshme me shkelje të rëndë dhe të qartë të së drejtës së mbrojtjes”.

FITIMET KAPITALE, TË ARDHURAT DHE “SISTEMI MASHTRUES”
Ankesa synon të çmontojë temën e ‘përparësisë sportive’ duke kuptuar peshën reale të fitimeve kapitale: “Akuza e krijimit të një “sistemi mashtrues që në fillim” është mohuar nga konsiderata paraprake për të cilën fitimet kapitale ndikuan vetëm minimalisht në të ardhurat totale të klubit. Në periudhën trevjeçare nga 2018 në 2021, të ardhurat e Kompanisë arritën në 1,675 miliardë euro, fitimet kapitale të kontestuara si fiktive në referim arritën në 60 milionë, duke përfaqësuar vetëm 3,6% të të ardhurave totale”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top