Çështja e dinarit serb, Gabriel Escobar zhvillon sot takim me Kurtin

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot vazhdon vizitën e tij në Kosovë. Pas takimeve që kishte dje me presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e partive opozitare, Escobar do të takohet sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar dje Qeveria e Kosovës. Escobar pas takimit të djeshëm me presidenten Osmani, e quajti atë garantuesen kryesore të marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

“Faleminderit zonja Presidente për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë. Ju jeni garantuesja kryesore dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës dhe faleminderit për këtë. Dua të them se kjo trashëgimi është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës. Pra, ne do të vazhdojmë t’i thellojmë marrëdhëniet tona në të gjitha linjat e interesave”, tha Escobar.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top