Çështja Dani Olmo, Barça humb edhe apelin për regjistrimin e tij: tani vendos La Liga

Barcelona ka pësuar një tjetër goditje ligjore në çështjen e Dani Olmo. Pas refuzimit nga Gjykata Tregtare e Barcelonës javën e kaluar për të miratuar masa të përkohshme që do t’i lejonin klubit regjistrimin e lojtarit për pjesën e dytë të sezonit, një gjykatë tjetër ka hedhur poshtë edhe apelimin e paraqitur nga blaugranat. Ky ishte shansi i fundit ligjor për Barcelonën, e cila tani mbështetet vetëm te miratimi i La Ligës, që duhet të pranojë dokumentacionin e paraqitur si garanci për shitjen e vendeve VIP në Camp Nou e ardhshëm.

Klubi ka deklaruar besim të plotë se do ta sigurojë miratimin për të aktivizuar Dani Olmo dhe Pau Victor, të cilët ndodhen në të njëjtën situatë. Presidenti Joan Laporta ka ndërmjetësuar një marrëveshje në Dubai fundjavën e kaluar dhe është kthyer menjëherë në Katalonjë për të përfunduar procesin.

Argumenti i Barcelonës
Barcelona pretendon se rregullat për regjistrimin e lojtarëve janë të pavlefshme, pasi sipas tyre, ato janë modifikuar nga një organ i paautorizuar. Kur Marc-André ter Stegen pësoi një dëmtim të rëndë, klubi u informua se mund të shpenzonte 80% të pagës së portierit gjerman për të balancuar situatën financiare dhe për të nënshkruar me ish-portierin e Juventusit, Wojciech Szczesny.

Megjithatë, La Liga tani nuk po pranon që pjesa e mbetur e pagës së Ter Stegen të përdoret për të regjistruar Dani Olmo. Situata ka komplikuar më tej llogaritë e klubit, duke sjellë një ngërç të ri për Blaugranat.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top