Çështja Balluku/ Rama akuzon median dhe SPAK

Kryeministri Edi Rama është kthyer sërish me një gjuhë të ashpër sa i përket çështjes së Belinda Ballukut. Ai ka deklaruar se ndaj Belinda Ballukut është ngritur akuza për dyshimin se në cilësinë e ish-ministres ka kryer veprën e shkeljes së barazisë në tendera.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Rama ka shtuar se akuzat ndaj saj janë bazuar në të dhënat e gjetura në telefonin e ish vartësit të saj Evis Berberi.

“Flitet vetëm për dyshimin e arsyeshëm se, në cilësinë e ish-ministres, ka kryer veprën penale “pabarazi në tendera publikë”, 6 vite më parë, bazuar në disa SMS të gjetura vite më vonë në celularin e një ish-drejtori. Mbi këtë fakt, ende krejt të pahetuar, por të servirur më parë përmes “korrierëve” që dalin e hyjnë te stacioni i trenit si gjellë qensh, u vendos nga prokurori dhe gjyqtari pezullimi i anëtares së kabinetit qeveritar. Një masë absurde! Pezulloi funksionin, jo thjesht personin.

Ndaj edhe nuk ka ndodhur kurrë dhe askund tjetër në botë një budallallëk i kësaj natyre. Ndodhi një ndërhyrje e pakuptueshme në kompetenca: sapo u njoftua masa e pezullimit dhe u deklarua se do t’i hynte çështjes në themel, erdhi kërkesa sot për të autorizuar arrestin ose jo.

Thjesht njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër, dhe fatkeqësisht i bërë zakon nga grupet hetimore të “stacionit të trenit”, që përdorin mediat si forca paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit të subjekteve të tyre, mjaftoi që ndaj Belinda Ballukut të ngriheshin dallgët e urrejtjes dhe të zjenin 700 tenxhere.”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top