“Çështja Babale” në Apel, Salianji kërkon përjashtimin e gjyqtares

Deputeti Ervin Saljani paraqiti kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri nga trupa gjyqësore e Apelit për gjyqin e çështjes Babale. Një nga arsyet ka të bëjë me bashkëshortin e saj, Sokol Sadushin i cili ka gjykuar përjashtimin e kësaj çështje në Gjykatën e Lartë. Tjetra ka të bëjë me detyrën e Edlira Petrit, si gjyqtare mediash pasi ka bërë reagime në konfliktin e PD-së.

Po ashtu në mbështetje të deputetit do të jetë edhe Flamur Noka dhe Luan Baçi. Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”. Ai u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top