Çështja “Babale”, Apeli rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati nga shqyrtimi i çështjes së njohur si “Babalja” për të cilën u mbajt dje seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, Albert Veliut, Fredi Alizotit dhe Jetmir Olldashit.

“Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 13.04.2023, ora 13:05, u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, kërkesa me objekt: “Përjashtimin e anëtares së trupit gjykues, gjyqtare Iliba Bezati”, bërë nga mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi, av. Indrit Sefa.

Në përfundim të shqyrtimit, në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Brikena Ukperaj, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati”, njofton gjykata.

Seanca e zhvilluar ditën e djeshme, e cila u ndoq edhe nga 18 deputetë të opozitës, u shty për në datën 24 prill, ora 10:00.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top