CEO i Tether i bën tifozët të ëndërrojnë: Zidane e Del Piero bashkë te Juventus

CEO i Tether ëndërron, por mbi të gjitha i bën tifozët e Juventus të ëndërrojnë. Në një moment kur flitet shumë për revolucione teknike dhe riorganizime brenda klubit, Paolo Ardoino, administratori i përgjithshëm i kompanisë Tether që së fundmi ka blerë një kuotë të vogël të aksioneve të klubit bardhezi, ka publikuar në profilin e tij në X një imazh simbolik: Alex Del Piero dhe Zinedine Zidane, të ulur në një tavolinë me logon e klubit pas tyre.

Natyrisht, bëhet fjalë për një krijim të inteligjencës artificiale, i realizuar nga një faqe ndërkombëtare e tifozëve bardhezi, por që përcjell një ide shumë të qartë, shumë të dashur për tifozët këto kohë: atë të kthimit të Juventus te ata që kanë bardhezinjtë në ADN.

Ish-kapiteni, natyrisht, është një nga figurat më të kërkuara për drejtimin e klubit, ndërsa trajneri francez (që ka veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër” mes viteve 1996 dhe 2001) mbetet ëndrra e shumëkujt për pankinën, edhe pse eksperienca e tij e fundit si trajner daton tashmë katër vite më parë, kur përfundoi ciklin e tij të dytë te Real Madrid.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top