Censusi 2023, Kisha Katolike në dyshim për rezultatet

Kisha katolike e Shqipërisë ka kundërshtuar zyrtarisht rezultatet e CENSIT të publikuara së fundmi nga INSTAT. Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Dom Mark Pashkja deklaron se janë më shumë se 410 mijë shqiptarë që kanë emigruar që nga 2011 kur është bërë censusi i fundit.

Kisha katolike nuk është shumë e bindur edhe për numrin e katolikëve në vendin tonë edhe pse për këtë nuk ka të dhënë të sakta duke bërë që shumë shpejt kisha të nisë vetë një census se sa katolik jetojnë aktualisht në vendin tonë.

‘Prandaj, edhe neve na lind një angazhim për ta kryer këtë Census nëpër Dioqezat dhe famullitë tona për ta njohur, edhe pse përafërsisht, por me realizëm, numrin e katolikëve në territor.’- thuhet në reagimin e Kishës Katolike në Shkodër.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top