Censi për Tiranën/ Shumica e të ardhurve nga Dibra e Kukësi dhe Korça.

Në Tiranë jetojnë 598.000 banorë, nga të cilët 500 mijë janë të moshës mbi 15 vjeç. Shumica e banorëve, 51.6% janë të gjinisë femërore, ndërsa 48.4 janë meshkuj.

Numërimi i popullsisë derë më derë në tetor 2023, tregoi se 300 mijë njerëz në kryeqytet janë të martuar, dhe këta përbëjnë shumicën në raport me beqarët, ndërkohë që janë edhe 10 mijë të divorcuar.

Kryeqyteti është përballur me një dinamikë ndryshimesh gjatë dekadës së fundit, duke tërhequr mijëra banorë nga qendrat e tjera urbane e rurale, por edhe banorë të cilët kanë lindur jashtë vendit.

Shifrat tregojnë se 97.9% e banorëve në Tiranë kanë lindur brenda vendit dhe 2.1% kanë si vendlindje një shtet tjetër.

Ndërkohë, sipas origjinës banorë autoktonë tiranas janë 393 mijë ose 53%, ndërsa të tjerët sipas radhës vijnë nga Dibra, Kukësi, Korca e Fieri. Të fundit, banuesit në Tiranë që kanë si vendlindje Lezhën kanë peshën më të ulët me 2% ose rreth 14 mijë banues.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top