Celine Dion po përgatitet të këndojë në Eurovizion

Këngëtarja Celine Dion nuk ka ndërmend të “zhduket” sërish nga qendra e vëmendjes, pasi pas Olimpiadës përflitet se do të shfaqet edhe në Eurovision 2025.

Sipas Daily Mail, Dion ”thuhet se do të rikthehet në konkursin e këngës në Zvicër, vendi që ajo përfaqësoi në konkursin e vitit 1988 me Ne Partez Pas San Moi.”

Pas performancës së saj në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit në korrik, spekulimet kanë qenë të shumta për një paraqitje, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar, as nga organizata, as nga përfaqësuesit e Celine Dion.

Këngëtarja ishte larg muzikës për një kohë të gjatë, duke luftuar me sëmundjen e rëndë nga e cila vuan.

Pjesëmarrja e Dionit në konkursin e këngës në vitin 1988 ishte një moment kyç në karrierën e saj.

Ajo përfaqësoi Zvicrën me këngën “Mos u largo pa mua”, një baladë e fuqishme. Konkursi u mbajt në Dublin, Irlandë më 30 prill 1988.

Performanca e saj mahniti publikun dhe gjyqtarët. Ajo fitoi, duke siguruar 137 pikë. Kjo fitore jo vetëm që i dha Zvicrës fitoren e dytë të Eurovizionit në histori, por gjithashtu nisi karrierën ndërkombëtare të Dion, veçanërisht në Evropë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top