Celibashi shpjegon ndryshimin e qendrës së votimit për 1.2 milion zgjedhës

Një nga shqetësimet që opozita ka ngritur këto zgjedhje vendore është ndryshimi i qendrave të votimit për 1.2 milionë zgjedhës.

Në “Intervistë” me Merita Haklajn, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi sqaron se rezulton që ndryshimet janë në fraksione, por kryesisht bëhet fjalë për votim në të njejtën qendër.

“Bazuar mbi këtë diskutim, ajo që ka rezultuar në këto ndryshime, lidhen me faktin që brenda të njëjtës qendër votimi (godinë) ndryshimet janë që një votues deri dje ka votuar në fraksionin 1 do të kalojë te 2. Pra, nëse kanë votuar në katin e parë, do të kalojnë në katin e dytë.”
Qëllimi sipas Celibashit në këtë rast është që votuesit e një godine, një pallat për shembull, të votojnë te i njëjti fraksion i një qendre votimi.

“Ka pasur raste që rezulton që ai i katit të dytë të pallatit, votonte te klasa në katin e parë të shkollës, komshiu i vet ngjitej lart,” shton kryekomisioneri.
Celibashi shton se nëse ndryshimet nuk janë të natyrës që ai përshkroi më sipër, situata mund të jetë problematike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top