Celibashi: Platformat e KQZ kanë qenë nën sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka theksuar se gjatë zgjedhjeve platformat e KQZ-së kanë qenë nën sulme kibernetike. Gjatë një deklaratë për mediat, Celibashi ka shtuar se në këto momente kanë komunikuar me institucionet e sigurisë kibernetike. Më tej, Celibashi shtoi se këto sulme kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara.

“Mund të bëj publike sot që platformat e KQZ, duke filluar nga ajo e regjistrimit të votuesve nga jashtë, janë gjendur nën sulme kibernetike. Kemi komunikuar me me institucione përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike dhe ato që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve sa herë që janë evidentuar. Kemi 192 mln kërkesa të regjistruar në 7 ditë. Kemi patur pikun për 5700 kërkesa për sekondë. Nga të dhënat që kemi, rezulton se një pjesë e madhe e këtyre sulmeve kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore. Të gjitha nga jashtë. Kanë qenë të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Gjermania apo Estonia,” tha Celibashi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top