Celibashi për krimet zgjedhore: Subjektet politike kanë paraqitur 25 kallëzime

 

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se deri më tani janë 55 kallëzime dhe denoncime për krime zgjedhore. Celibashi në një dalje për mediat ka theksuar 25 kallëzime janë paraqitur nga subjektet politike, ndërsa 35 janë denoncime online. Në fund të fjalës së tij, Celibashi shtoi se SPAK ka hapur 35 procedime penale gjithsej.

“Sipas të dhënave të deritanishme, nga subjektet politike janë paraqitur 25 kallëzime, ndërsa 35 të tjera janë denoncime online. Në total, SPAK ka hapur 35 procedime penale, nga të cilat 8 janë nisur me iniciativë të vetë institucionit,” deklaroi Celibashi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top