Celibashi nuk regjistron PD e vulës/ Kërkon firmën e Lulzim Bashës

Kreu i KQZ nuk regjistron PD-në e vulës pa firmën e kryetarit ligjor, Lulzim Basha. Faktin e bëri të ditur kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Debate të forta po zhvillohen në seancën e diskutimit sot në KQZ.

“Do ju lutesha që të tregonit respektin ndaj pozicionit të komisionerit. Duhet ta qasni këtë çështje në përputhje me ligjin. Përndryshe, për mua s’ka problem çfarëdo që thoni dhe komentoni për këtë vendimmarrje.

Vendos të mos pranojë kërkesën e PD-së me kryetar zotin Lulzim Basha për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit 2023.” – u shpreh Celibashi.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Indrit Sefa kërkoi sot nga Celibashi që të merren 2 vendime të veçanta për të dyja kërkesat, atë të Alibeajt dhe atë të Berishës, pasi sipas tij janë dy kërkesa të ndryshme dhe ka akuzuar KQZ-në se i ka shkaktuar dëm të madh Partisë Demokratike për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Një ditë më parë Komisioni Ankesave dhe Sanksioneve nuk pranoi të marrë në shqyrtimin ankimimet për regjistrimin e PD së Alibeajt dhe PD së Berishës për lokalet e 14 Majit. Në tryezën e KAS ishin dy ankesa nga juristët e dy grupimeve në PD por KAS, mini gjykata e KQZ, mbërriti në përfundimin se fillimisht duhet të jetë Ilirian Celibashi në marrjen e vendimit për mos regjistrimin e dy PD-ve. Vetëm atëherë kur të ketë një vendim të tillë nis puna e KAS.

Pjesë nga debati:

Indrit Sefa: Kam bërë kërkesë të depozituar në 6 mars. Çdo individ tjetër që ka bërë kërkesë tjetër, të shqyrtohet në veçanti. Me këtë logjikë, unë vij në emër të PS-së dhe e mbaj PS-në në Kolegj Zgjedhor gjithë jetën. Më tregoni numrin e kërkesës dhe datën për të cilën po shqyrtohet tani. Ju po shqyrtoni me dy kërkues.

Ilirjan Celibashi: Unë po shqyrtoj dy kërkesa të PD-së.

Indrit Sefa: Ku e di ti se kush është PD?

Ilirjan Celibashi: Ja tani do e merrni dhe ju vesh.

Indrit Sefa: Çdo kërkim tjetër, të dalë me kërkesë të veçantë.

Ilirjan Celibashi: Ne po shqyrtojmë kërkesën e PD-së. Ka vetëm një person juridik PD-ja. Se kush ka të drejtën, unë do ta vlerësoj këtë.

Indrit Sefa: Nuk e shqyrton dot bashkë. Ju si komisioner, duhet të bëni vendim për çdo kërkesë. Nëse ju i jepni të drejtë palës tonë, dhe më pas pala tjetër e ankimon, a hyn në fuqi vendimi juaj. Unë dua përgjigje për kërkimin e bërë nga ana ime në emër të PD-së. Dua vendimmarrje për kërkesën e paraqitur nga PD-ja.

Ilirjan Celibashi: Kush është PD-ja? Do marr vendim kush e ka legjitimitetin.

Indrit Sefa: Nuk mundet komisioneri që të marrë të gjithë kërkuesit t’i regjistrojë për vendime, pasi futemi në një lojë apelesh në KAS dhe Kolegj Zgjedhor. Çfarë numri dhe date ka kërkesa që po merrni në shqyrtim tani?

Ilirjan Celibashi: Ne po shqyrtojmë kërkesën e PD-së. Çështjen e legjitimimit për këtë kërkesë, ne e kemi bërë në seancën e parë.

Indrit Sefa: Në momentin që këtu ka dy kërkues, i hapni shteg palëve për ankim në të gjitha shkallët e KQZ-së. KAS doli me dy vendime të veçanta.

Nure: Të vazhdojmë të shqyrtojmë dokumentacionin.

Ilirjan Celibashi: Jam duke rikonfirmuar se po shqyrtojmë kërkesën e PD-së për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Ka vetëm një person juridik si PD. Në këtë seancë po shgqyrtojmë kërkesën e këtij subjekti.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top