Ceferin nuk rikandidon e sulmon: “Klubet të lirë të futen në Zombie League”

“UEFA feston 70 vjetorin, 70 vjet histori, traditë, pasion, unitet, guxim dhe krijimtari. Në këtë moment, disa njerëz po përpiqen t’i shkelin. Po përpiqen të ndryshojnë këtë model evropian të futbollit, pavarësisht suksesit të tij. Ata e paraqesin veten si shpëtimtarët e futbollit kur në realitet përpiqen të gërmojnë varrin e tij. Pretendojnë të jenë viktima kur në realitet nuk janë asgjë më shumë se grabitqarë. Nga kongresi i UEFA-s në Paris, presidenti Aleksander Ceferin kthehet të sulmojë Super League. Ndërkohë, vetë UEFA e zyrtarizoi ndryshimin e statutit në lidhje me zgjedhjet, por Ceferin, çuditërisht, njoftoi se nuk do të kandidojë për një mandat të tretë në vitin 2027: “Jam i lodhur, larg familjes për një kohë të gjatë. Kam vendosur të mos kandidoj më në vitin 2027”.

Në fakt, UEFA miratoi me një shumicë dërrmuese, me vetëm një votë kundër (FA angleze) dhe një abstenim (Ukraina), statutin e ri që do ta lejonte Ceferin të qëndronte në detyrë për një mandat të mëtejshëm si president. I zgjedhur tashmë dy herë president i UEFA-s, Ceferin kishte kërkuar ndryshimin e statutit, për të mos patur më kufirin prej dy mandatesh radhazi. Por tani ai ka vendosur të bëjë një hap prapa.

AKUZAT NDAJ SUPER LEAGUE
“Klubet janë të lira të hyjnë në gara të reja nëse duan, askush nuk dëshiron t’i ndalojë. E askush nuk u ka thënë ndonjëherë se nuk munden – tha Ceferin -. Ata mund të bëjnë çfarë të duan, madje edhe të bashkohen në “Zombie League” siç quhet nga tifozët anglezë, ose ajo që unë e quaj “Pleonexia League” Pleonexia është dëshira për të pasur gjithnjë e më shumë, më shumë para, më shumë pushtet, më shumë kapital, më shumë prestigj, më shumë nga gjithçka. E kjo ushqen një ndjenjë superioriteti, lakmie dhe krenarie. Asnjëra prej tyre nuk mjafton kurrë”.

E përsëri, Ceferin vazhdoi: “Ata gjithmonë duan më shumë dhe nuk u intereson nëse të tjerët kanë më pak, ata janë superiorë. Ata gjithmonë duan më shumë edhe pse do të thotë të shkatërrojnë pjesën tjetër. Ja pse është e rrezikshme. Tifozët e futbollit nuk janë budallenj, tifozët e dinë që futbolli nuk shitet, ëndrrat nuk mund të blihen”, përfundoi presidenti i UEFA-s.

AL-KHELAIFI NË KOMITETIN EKZEKUTIV
Presidenti i PSG-së, Emiri i Katarit Nasser Al-Khelaifi, futet të bëjë pjesë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s si përfaqësues i ECA-s (Shoqata e Klubeve Evropiane) të cilën ai e kryeson. Miguel Ángel Gil Marín (Club Atle’tico de Madrid) gjithashtu i bashkohet komitetit. Si përfaqësues i Ligave Evropiane EL, Pedro Proença (Portugali) i bashkohet Komitetit Ekzekutiv. Kongresi i 48-të i zakonshëm i UEFA-s i cili u mbajt në La Maison de La Mutualité në Paris modifikoi gjithashtu Statutin, duke vendosur praninë e të paktën dy anëtarëve femra në Komitetin Ekzekutiv.

Më pas u miratuan raporti i presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv dhe raporti i administratës së UEFA-s 2022/23, si dhe buxheti 2022/23 dhe buxheti 2024/25. Për më tepër, u ratifikua edhe përbërja e Organeve të UEFA-s për Administrimin e Drejtësisë dhe Komitetit të UEFA-s për Qeverisje dhe Pajtueshmëri. Kongresi i 49-të i zakonshëm do të mbahet më 3 prill 2025 në Beograd të Serbisë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top